GERMIN në disa qendra të Evropës vuri në lëvizje Projektligjin për Diasporën

Organizata Joqeveritare GERMIN në Cyrih dhe në disa qendra evropiane arriti të tubojë mërgimtarë, kryesisht ekspertët e ri, që aktualisht punojnë në institucione të shteteve ku jetojnë për të shqyrtuar dy nga projektligjet e Ministrisë së Diasporës  që kanë të bëjnë me mërgatën tonë të madhe në Perëndim   

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Pas disa takimeve në disa qendra të Evropës më 17 Tetor 2018, në njërën nga sallat e Universitetit të Cyrihut në një organizim të përbashkët Organizata Joqeveritare Germinit, bashkë me Shoqatën e studentëve shqiptar” Studenti”, temë trajtimi ishte Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave, që synojnë që zëri i diasporës të jetë i pranishëm në dy nga dokumentet që vlerësohen të rëndësishme për diasporën: 1. Projektligji për Diasporën dhe 2. Strategjia dhe Plani i Veprimit 2019 -2023.

Në debatin e organizuar rreth këtyre temave, në takimin të cilin e hapi në emër të të shoqatës “Studenti”, Qëndrim Shtufi, foli Liza Gashi, Drejtoreshë e Programeve, Germin, ndërsa i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i Ministrisë së diasporës, Behar Isma, ministri kjo edhe e cila ka iniciua këto projektligje duke i nxjerr paraprakisht në diskutim në mërgatë, prej nga edhe pret ide e propozime. Në takim pati pjesëmarrje edhe të delegatëve komunal e kantonal nga radhët e shqiptarëve si dhe përfaqësues të sindikatës Unia dhe të organizimeve tjera , ndër ta ekspertë fushash të ndryshme por edhe studentë e përfaqësues të shoqatave kulturore, ndërsa mungoni ata të fushës së arsimit, bizneseve e sportit.

Të pranishmit vërejtjet më të mëdha i patën me mungesën e komunikimit të ndërsjellët midis mërgatë e ministrive përkatëse, sidomos kur ndonjëri nga ekspertët e ri nga jashtë dërgon email pas emaili për ndonjë çështje të caktuar dhe askush nuk i përgjigjet!  Po ashtu u përmend mungesa e koordinimit të politikave të diasporës- Shqipëri- Kosovë.  Sidoqoftë nga ky debat dolën mjaft sugjerime interesante për çështje dhe tema të veçanta që kanë të bëjnë me mërgatën tonë në shtetin helvetik dhe vendet tjera në Perëndim.

Në fund të takimit bashkë me Skënder Hajdari i dhuruam librin  “Shtegtimet e një gazetari” përfaqësuesve të shoqatës Germin, shoqatë kjo që tashmë ka fituar një reputacion edhe jashtë Kosove, me projekte atraktive, ndonëse udhëhiqet nga një grup i të rinjve, kryesisht femra që nuk i kanë kaluar të 25-tat.