Ambasada e Kosovës në Bernë në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Vallëzimit «SHOTA» hap ekspozitë Homazh Artistik për Agron Bajramin.
Ekspozitë e jashtëzakonshme me piktura në teknikën pirografi, të cilat koreografi, themeluesi i Shkollës së Vallëzimit «SHOTA» në Zvicër, artisti dhe pirografi Agron bajrami i punoi në atelienë e tij «AGI» duke përcjellë përmbajtje e mesazhe të fuqishme artistike për historinë, për lirinë, për njeriun, për jetën.



















