Kanë vazhduar të bëhen publike rezultatet e garës së Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik. Kjo garë është mbajtur në nivelin shkollor për komunat e Kosovës, ndërsa me më së shumti fitues është ajo e Suharekës, ku gjithsej ka 1130. Pastaj vjenë Skënderaji me 593, Lipjani me 491, Shtimja me 205 dhe Vitia me 255.
Kjo garë në Kosovë është mbajtur për herë të parë dhe ka rrjedhë në kuadër të Programit Nacional për Rini. Të gjithë nxënësit pa dallim, nnga klasa e parë deri në të dhymbëdhjetën kanë pasur mundësinë që të shfaqin talentet e veta në kategori të ndryshme.
Rreth 316,000 nxënës në Republikën e Kosovës kanë pasur mundësinë për treguar aftësitë e veta në art muzikor, art pamor, recitim, poezi, teatër, debat, ese hulumtuese.
Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë vetëm për garën në nivelin e shkollës kemi 14,800 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.
Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.
Në komunikatën e bërë nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, thuhet se e gjithë kjo punë është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.






















