Forumi i 7-të i nismës rajonale EUSAIR këtë herë do të mbahet në Shqipëri, në qytetin e Tiranës nga data 16-18 maj. Të pranishëm do të jenë 500 përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe 10 vende të rajonit.
Me moton Be – Rinia – Shkëmbimi kulturor , në forum do të diskutohen tema të ndryshme që do të pasohen nga mendime dhe argumente lidhur me integrimin evropian, agjendën e gjelbër, turizmin dhe kulturën.
Për shkak të situatës me pandemi, këtë vit forumi do të organizojë disa takime dhe evente në formë hibride. Aktivitetet që fokusohen në rini, gjithpërfshirja dhe promovimi i vlerave evropiane do të jenë pikat kryesore të Forumit.





















