Për tri ditë me radhë në Ferizaj, sa zgjati edicioni i dytë i këtij manifestimi të fotografisë, që e ndoqën mbi 30 pjesëmarrës të pasionuar, atyre u ligjëruanë fotografët e mirënjohur, Shkëlzen Rexha dhe Arben Llapashtica, si dhe historiani Ilir Bytyçi,- Në prag të këtij manifestimi realizova një bisedë të shkurtër me organizatoren e Lens Festit, fotografen e talentuar Bardha Goga
Nga Rexhep Rifati
Tash dy vjet qytetit i Ferizajt është bërë organizator i një ngjarje unike kushtuar artit të fotografisë. Fjala është për Edicionin e dytë të festivalit LensFest Kosovo, që u mbajt në Ferizaj e rrethinë nga 25-27 mars 2022 e që filloi me punëtorinë: “Monumentet e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë përmes Fotografisë”. Evenimenti u përbë nga ligjëratat dhe punëtorit, ca nga to të realizuar qoftë në objekte të trashëgimisë kulturore, siç ishte Muzeu etnografik I Ferizajt apo edhe ditën e fundit vizitë në natyrë, siç ishin Bifurkacioni dhe shpatinat e Jezercit.
Ligjërues, por edhe demonstrues të anës teknike e artistike të fotografisë, ishin fotografët Shkëlzen Rexha dhe Arben Llapashtica, ndërsa historiani Ilir Bytyçi, u foli pjesëmarrësve për peshën historike e etnografike të artefakteve me të cilat disponon muzeu që ai drejton, si dhe rreth historikut të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore të vendit tonë. Më konkretisht Shkëlezen Rexha , siç thuhet në njoftim ligjëroi nga pozita e një fotografi në fushën e fotografisë e monumenteve të trashëgimisë kulturore. Interesimin e pjesëmarrësve e tërhoqi edhe ligjërata Drejtorit të Artistik të Fotografisë dhe kameramanit , Arben LLapashtisva, i cili i shoqëroi vijuesit vullnetar të këtij festivali edhe në fshatin Jezerc, ku edhe kjo ngjarje e spikatur dedikuar avancimit të mëtejshëm të artit të fotografisë në Kosovë u përmbyllë me me një drekë tradicionale dhe me muzikë argëtuese.
Në prag të këtij manifestimi, derisa isha në Ferizaj, zhvillova një bisedë të shkurtër me organizatoren e Lens Festi, fotografen e talentuar Bardha Goga nga Ferizaj, e cila edhe ka bartë barrën kryesore të këtij organizimi, për të cilin tha se ka mjaft interesim nga radhët e të rinjëve si në këtë komunë ashtu edhe më gjerë në Kosovë. Bardha na deklaroi se Festivali i Fotografisë Artistike “Lens Fest” është krijuar, me qëllimin që të bashkojë profesionistët e fotografisë dhe ata që duan të mësojnë fotografinë në një vend të përbashkët, ndaj edhe ky manifestim ia arriti qëllimit që kishte synuar organizatorja e këtij festivali unik në Kosovë. Përndryshe festivali i mubështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Ferizajt, ndërsa që sponsorë ishin : RUBIS Boutique Hotel , BBF Company , Doni Fruits , MALI SH.P.K , Ujë Miros VERDE Coffee and more , n’dritare , VIP – Mobilje , KAT Consulting – Qendra për Trajnime dhe Kontabilitet.
Në përmbyllje të këtij evenimenti, Bardha Goga na përcolli një seri fotosh, ndërsa disa shkëputa nga faqja e Lens Festit, të shkrepura nga Leonard Gjokaj.
Me këtë rast në emër të portalit tonë prointegra.ch, përgëzojmë fotografen dhe realizuesen e shumë fotografive artistike; Bardha Goga, si dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij edicioni, me dëshirë që një ditë të bëhen bashkëpunëtorë të portalit tonë me shkrime e me foto, kryesisht në baza vullnetare, siç e mbajmë edhe ne këtë platformë elektronike.