FMN pret që ekonomia e Kosovës të rritet me 4.2% në vitin 2019

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), nëpërmjet një komunikate të lëshuar sot, ka njoftuar se pret që ekonomia e Kosovës të rritet me 4.2% në vitin 2019, nga 4% sa ishte parashikuar në tetor.

Sipas FMN-së, produkti I brendshëm bruto (GDP) I Kosovës pritet të rritët në 4% në vitin 2020/24, ku ndër tjerash thuhet se edhe gjatë 2018 pati rritje të ekonomisë për 4%.

FMN pret që inflacioni mesatar vjetor i çmimeve të konsumit në Kosovë të jetë 0.6% në 2019, nga 2.9% sa ishte parashikuar në vitin 2018. Inflacioni mesatar parashikohet të jetë 2.4% në vitin 2020.

Deficiti i llogarisë rrjedhëse të Kosovës parashikohet të rritet në 10.5% të PBB-së në 2019, nga 8.3% në 2018, thekson FMN. Deficiti i llogarisë aktuale parashikohet në 10.1% dhe 8% të PBB-së në vitin 2020 dhe 2024, respektivisht.

Në raportin e publikuar mbi “Pasqyrën Ekonomike Globale”, FMN ka rritur vlerësimin edhe për ekonominë e Shqipërisë prej 3.7% gjatë këtij viti, derisa vendet e tjera të rajonit do të kenë ngritje më të ulët: Serbia 3.5%, BeH 3.1%, Maqedonia e Veriut 3% dhe Mali i Zi 2.8 për qind.