Flora Brovina publikon foton e gruas tek dhunohet nga forcat ushtarake „serbe“

Një lajm që mori vëmendjen e të gjithë Kosovës gjatë ditës së djeshme, ishte fotografia e publikuar nga deputetja e PDK-së Flora Brovina, në të cilën shihej një grua tek dhunohej nga forcat ushtarake. Pak para se të fillonte seanca, deputetja Brovina kishte paraqitur këtë fotografi para mediave, të pacensuruar, ndërkohë që për pak minuta, ajo arriti të shpërndahej në të gjitha mediat elektronike dhe të qarkullonte në rrjetet social gjithandej.

Kjo fottografi ngjalli reagime të shumta dhe u konsiderua se u bë vetëm për përfitime politike dhe se nuk është aspak etike që një pamje e tillë të qarkullojë kudo. Madje nga shumë, u vlerësua si kthim mbrapa për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, ku u tha se ato përjetuat një “dhunim” tjetër me ato pamje mjaft të ashpra që deputetja Brovina i bëri publike.

Reagime të menjëhershme pati nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! Saranda Bogujevci, e cila kërkoi që fotoja të tërhiqej nga qarkullimi sepse këtë e kanë kërkuar vet familjarët e viktimave, sepse është një pamjë tronditëse për tu parë.

Reagoi edhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila e quajti joetike këtë publik të kësaj fotografi të një grua që shihet tek dhunohej nga forcat ushtarake. Ajo tha se është e turpshme që këto viktima të kthehen mbrapa në kohë duke i bërë ta përjetojnë të njejtën situatë tek shohin ato pamje.

Ndërsa reagime pati edhe viktima e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë Vasfije Krasniqi Goodman, e cila tha se është e patolerueshme që gratë të lëndohen dhe të dhunohen në cfarëdo forme qoftë ajo.

Edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Citaku, reagoi duke i kërkuar falje Vasfijes dhe duke e parë si gjest aspak human këtë që Flora Brovina e kishte bërë.

(Foto:Telegrafi)