5 kandidatë shqiptarë në garën e zgjedhjeve në Belgjikë

Edhe pesë kandidatë shqiptarë do të jenë pjesë e garës në kuadër të zgjedhjeve lokale, nacionale dhe evropiane që do të mbahen më 26 maj në Belgjikë, si pjesë të Partisë Socialiste Belge. Ata janë Amet Gjanaj, Luiza Duraki, Habibe Duraki, Avni Gjanaj dhe Qendresa Gerlica.

Amet Gjanaj, i cili njëherit edhe është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Belgjikës, ka thënë se ky është një rast i favorshëm për shqiptarët, që të nxënë vend edhe në Parlamentin Evropian. Gjanaj vet është deputet aktual i rajonit të Brukselit, si dhe kandidat për deputet në Parlamentin Evropian. Qëllimi i këtyre politikanëve shqiptarë është që të sjellin ofertën e re për shqiptarët me përfaqësim në tri nivele, në mënyrë që komunitetit shqiptarë të ketë mundësi të ecë sa më shumë përpara.