Çlirimi përfundimtar i Krujës mbetet pjesë e historisë që nuk harrohet të festohet. Bashkia e Krujës së bashku me shoqatën Foleja Kombëtare Shqiptare me rastin e 555 vjetorit të çlirimit përfundimtar të Krujës, përuruan bustin e Tanush Topias dhe sheshin ‘Tanush Topia’ këtë të diel në oborrin e kështjellës së Krujës.
Elida Jorgoni, kryetare e shoqatës Foleja Kombëtare Shqiptare shkruan se të gjithë duhet t’i përkujtojmë betejat e ushtrisë arbërore dhe dëshmorët që u flijuan për mbrojtjen e Arbërisë nga pushtuesi osman.
‘Vallja e Fitores 2022’ përkujton betejat e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të cilat përfunduan me fitore dhe çlirimin përfundimtar të Krujës nga pushtuesi osman.