( Letër përshëndetëse nga Parisi, me dy fjalë për Gjekë Marinajn)
Vepra dhe jeta e Gjekë Marinajt janë një me lotin e udhëtimeve të tij, dhe bindemi se poeti merr titullin Poet me shkronjë të madhe. Ne mund të jemi poet, po të jesh Poet, pra me shkronjë të madhe duhet të kesh shpirt poeti, ndaj Gjekë Marinaj është POET!
Në çdo varg të Gjekë Marinajt kemi një histori përjetimi, pra ai shkruan kur i flet shpirti!
Poezia Kuajt, do ta quaja poezi e shpirtit të lirë, duhet të lexohet që të kuptohet:
Kal-mbreti
Kal- princeshe
Kal-fshatari
Kal- i egër
…dhe mbetemi kuajë para njeriut.
Gjekë Marinaj i Malcisë n’udhëtim të vargjeve, Poet i filozofisë së jetës!
“Lutje në ditën e tetë”, një varg që më përkujton “Diellin tim që nuk perëndon kurrë”, dhe ja si na shfaqet Nënë Tereza , Shenjtëria e Diellit që shndritë mendje njeriu,
Veprat e Gjekë Marinaj-t kemi bindjen se vishen me rrobën më sublime që të bisedojnë me njeriun, me jetën dhe lirinë, me matematikën dhe biologjinë, po edhe me tej udhëtimeve të tij në botën që nuk njeh kufij!
Të marrësh emër në poezi nuk është punë e lehtë, po ta ruash atë kërkon të kemi shpirt të lirë, kjo në shpirtin e poetit duket se banon poezia me ngjyrat më të bukura që na i falë natyra, zaten poezia-jeta dhe natyra kanë një filozofi që dinë të bisedojnë njëra me tjetrën, siç thotë Poeti Marinaj :“Libri bisedon me librin”, pra si zbërthim i kësaj Libri bisedon me jetën, ne bisedojmë me librin!
Ja si i flet poetit shpirti i lirë:
“Ditari i burgut”
Trupi mund të jetë në burg
Por mendja kurrë e tillë
Që ideali i madh të arrihet
Shpirti fluturon i lirë
Vargje
“Rrëfimi Rozafës” në murosje të të çdo fjale të gdhendur në gur, gdhendur poetikisht me penën e Gjekë Marinat.
Veprat e Gjekë Marinajt janë arkitekturë në vazhdim të Rilindasve, seç mu kujtua Filip Shiroka në Misir’, e tërhoqa paralelen me Gjekë Marinajn në Texas dhe me doli vargu im për baltën e Shkodrës:
Shkodër
Ngrima fjalën Shkodra poetike,
jo në përmendore
po në baltën tënde t’ëmbël
Shkodranët dhe bota
që kalon aty pari
Të jenë në takim me fjalën e ngrime
Po ç’të duhet libri or mik
Po pse mbytesh në poezi
Kur e ke fjalën e ngrime
Në baltën e ëmbël të Shkodrës
Shkodër
Nuk ka shekull që të del’ para
Në fjalën time të ngrime
Në baltën tënde t’ëmbël !
Musa Jupolli, Kryetar i LKSHM-së, Paris, 09/09/2022
(Latra u lexua më 10 shtator në Cyrih, në promovimin e librit të Gjekë Marinajt)