Festivali i dytë i gastronomisë shqiptare në Greqi

Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi po organizon ‘Festivalin e dytë të gastronomisë shqiptare’. Ky festival mbahet më 29 maj në orën 12:00 pranë qendrës kulturore të universitetit ‘Webster’.

Festivali i parë është mbajtur në vitin 2019 dhe këtë vit vazhdon me qëllimin e promovimit të kulturës dhe traditës shqiptare. Tashmë përgatitjet kanë filluar dhe shoqatat tjera të komunitetit do të udhëtojnë për në Athinë në ditën e festivalit. Në aktivitet do të marrin pjesë të ftuar nga Greqia, Shqipëria dhe vende tjera. Festivali do të shoqërohet me këngë e valle tradicionale, gatime gjithashtu tradicionale dhe veshje popullore të krahinave të ndryshme.

Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi e themeluar me 8 mars në vitin 2019, përkujdeset për përkrahjen, fuqizimin dhe mbështetjen e gruas shqiptare në Greqi. Me punën dhe aktivitetin e saj, Lidhja i kushton rëndësi mirëqenies fizike dhe psikologjike të gruas, duke bërë përpjekje për përcjelljen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.