Feniksi ferizajas përmes 247 çative të reja, lotët e skamnorëve i ktheu në diamant!

556

Sa kënaqësi, kur nga kjo shoqatë merr vetëm lajme të mira, se si filloi një gurë themel apo u inaugurua një shtëpi e re skamnorësh, falë donacioneve të mërgimtarëve, bamirësve vendas apo edhe firmave, siç janë ELI-AAB- i ferizajas apo Shoqata e Femrave Shqiptare Kudo në Botë, “FSHKQJ”,

Teksti: Rexhep Rifati
Fotot: Agim Krosa

Për punën e madhe për tu siguruar kulme mbi kokë qindra familjeve skamnore, kategorish të ndryshme të rrezikuara sociale, nuk ka mjaftua vetëm vullneti dhe angazhimi i jashtëzakonshëm i kryesisë së Shoqatës Humanitare “Feniks” të Ferizajt, por mbi të gjitha besimi ndaj kësaj shoqate që udhëhiqet nga filantropi Milaim Jashari, pasi çdo metalik i dhënë nuk keqpërdoret por vazhdimisht ngritët në vlerë, sepse gjen mbështetje jo vetëm në monedhë por edhe në punë vullnetare

A i takon merita popullit apo Milaim Jasharit?!

Ndaj edhe çdo vizitë e imja në Ferizaj, jo rrallëherë fillon me vizitën kur vihet themeli , apo edhe kur prehet shiriti i inaugurimit. Në fillim sheh se në çfarë gjendje të mjerueshme kanë jetuar ato familje dhe pas dy muajsh ka ndryshua rrënjësisht mënyra e tyre e jetesës.
Dhe gjithnjë përsëritet refreni i Milaim Jasharit: “Merita i takon popullit, se ai po na ndihmon!”, vërtetë populli po ndihmon, por për të ndihmuar doemos duhet fituar besimin përmes punës dhe që paraja e besuar të gjejë vendin e merituar. Dhe kjo ndodh sa herë që i besohen mjetet Feniksit, cili në hi më pak se në 247 familje ka sjellë lotët e gëzimit, duke i kthyer ato emocione vlerë diamanti. Ndaj edhe po të mos ishte një Milaim i tillë, që edhe me copa predhash në trup nga lufta e fundit si pjesëmarrës në luftë, që me të gdhirë e perëndim të diellit është në terren, çfarë do të mund të bënte populli vet. Sepse po ky popull gjendet në shumë komuna, por mungojnë Milaimat e këtij kalibri!

Vëllezërit Sopa, model mirësie e modestie

Për gjitha gëzimet që më vijnë çdo muaj për punën e “Feniksit në Ferizaj, nuk mund e të mos e falënderoj Agim Krosën administratorin e kësaj shoqate, që me përpikëri regjistron çdo mjet që arrin në shoqatë, por edhe çdo fillim e mbarim pune e shoqëron me tekst e fotografi.
Telegrafisht më arrin njoftimet nga Agimi se si ndërmarrja më humanitare tregtare në Kosovë: “ELI-AB ka vendosë edhe për këtë vit të ndërtoj me mjetet e saj edhe 6 shtëpi për familjet skamnore, ku ai vet bën edhe përzgjedhjen. Ndërsa nesër pritet të filloj në Sllovi të Lipjanit shtëpia e tretë nga ELI-AB, apo kryesisht shtëpia e 9 për këtë vit”…
Lajmi tjetër shumë inkurajues: Basri Sopa me Vëllezër, ndërmarrja tregtare private ELI-AB në Ferizaj në bashkëpunim me shoqatën Feniks ka ndërtuar mbi 40 shtëpi. Kontribut ky humanitar për një çmim filantropi.
Por që këta vëllezër duan të ndihmojnë për shpirt e jo lavdata.

Humanizëm pa reklamë e pjesëmarrje në inaugurime

Deri më tash kam dështuar që të marr së paku një intervistë nga ta. Madje nuk marrin pjesë as në inaugurime, por e thajnë qesen për ngritjen e shtëpive të varfanjakëve jo vetëm në këtë komunë.
Apo edhe lajmi tjetër se: Feniks sot dorëzoi çelësat e dy shtëpive të reja për dy familjet.
1. Ismet Haliti Fsh. Konjuh – Lipjan, 2.Arben Hamdiu Rr:Vëllezërit Gërvalla – Ferizaj
Ky është donacioni i radhës nga Vëllezërit Sopa.
Basri Sopa me Vëllezër ,ndërmarrja tregtare private ELI-AB sh.p.k në Ferizaj. Këto dy familje muaj më parë kishte vizituar Basri Sopa , duke parë gjendjen shëndetësore dhe kushtet të rënda banimi vendosin që këto dy familje ta bëjnë me kulm mbi kokë. Së shpejti do të dorëzohen çelësat edhe për dy familje tjera donacion nga Vëllezërit Sopa ELI-AB nga Ferizaj. Nga mjetet e siguruara nga kjo firmë do të inaugurohen edhe dy shtëpi të reja me rastin e festës së Bajramit.
Feniks falënderon Basri Sopën me Vëllezër, ELI-AB në Ferizaj për kontributin e dhënë që nga fillimi deri më sot dhe që vazhdojnë të kontribuojnë duke ndarë mjete të gatshme financiare për këto kategori familjesh, që vazhdojnë ende të jetojnë në kushte të rënda banimi.
Falënderojmë edhe Hysen Eminin për kontribut e dhënë ,që ka bërë rrënimin e shtëpisë së vjetër dhe duke sjellë edhe rërën e falas. .
Në krah të Feniksit gjithashtu është vazhdimisht edhe ndërmarrja për prodhimin e materialit ndërtimor “MAKSITI”, të cilën po ashtu e falënderon Feniksi për ndihmën e dhënë.
Në mesin e firmave ndërtimore që shquhen me ndihma është edhe Firma MAKSITI në Shtime, me pronar Gëzim Terziu e ka ndihmuar me të madhe Feniksin Ferizajas me financimin e e një shtëpie vjet dhe të dy shtëpive në këtë. Gjithashtu në vit dhuron nga 3000 euro material ndërtimor.
Gjithashtu ndihmesë të veçantë jep edhe firma ELEKTROSISTEMI, me pronar Izet Mehmetin , duke ofruar material për rrymë gratis edhe atë për çdo të katërtën shtëpi që ndërtohet brenda vitit Përndryshe sa i përket mediave, veçmas kontribuojnë me informimi TV Tema dhe TV Lira, por jo edhe ato qendrore, në mënyrë që puna e Feniksit të afirmohet edhe në rrjetin satelitor.

Femrat mërgimtare, bëjnë me kulme 4 familje skamnore

Lajmi tjetër sesi në: “Fshatin Llabjan Novobërd, sot më 16.07.2019 . Feniks në bashkëpunim me shoqatën Bamirëse Humanizmi “FSHKQJ”, femrat shqiptare kudo që janë me seli në Suedi , dorëzuan çelësat e dy shtëpive të reja për familjet Osmani nga fshati Llabjan – Novobërdë. 1. Shpejtim Osmani familje shtatë anëtarësh dhe nën 2. Familja katëranëtarëshe, me katër fëmijë bonjak, që jetojnë pa dy prindërit nën kujdesin e axhës së tyre Shpejtim Osmani.
Këtë familje e kishte vizituar muaj më parë përfaqësuesja e shoqatës FSHKQJ nga Shkupi, Gjyla Çeliku dhe duke parë gjendjen e rëndë e këtyre dy familjeve vendosën që ti bëjnë me kulm mbi kokë. Ky bashkëpunim mes dy shoqatave është një bashkëpunim i ngushtë dhe i përkushtuar për ti dalë në ndihmë kryesisht te ato familje që janë prindër.

Ahengje e koncertet, në shërbim të skamnorëve

Siç mësojmë i gjithi ky aktivitet është falë Shoqatës Bamirëse Femrat Shqiptare Kudo Që Janë “FSHKQJ” në Suedi e udhëhequr nga kryetarja e kësaj shoqate Fatime Nuli me ato Nëna, Motra Shqiptare, që me sakrificën e tyre pos angazhimeve familjare gjejnë kohë për organizimin e koncerteve e ahengje të ndryshme, vetëm e vetë për të grumbulluar mjete financiare për tu dalë në ndihmë fëmijëve bonjake dhe familjeve në kushte të rënda banimi, a nuk është kjo një madhështi njerëzore, që duhet vlerësuar e çmuar, por edhe mbështetur në vazhdimësi.

Falënderimi i “Feniksit” dedikuar nënave shqiptare në botë

-Ndaj edhe ne si Feniks falënderojmë të gjithë përfaqësuesit e kësaj shoqate, të gjitha ato Nëna, Motra dhe Vëllezër të cilët janë angazhuar për të grumbulluar mjete të gatshme financiare, qëllimi i vetëm për ti bërë me kulm mbi kokë familjet të cilat ende vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda banimi. Ky bashkëpunimi ka arritur një rezultat shumë të mirë ku së bashku kemi ndërtuar mbi dhjetëra shtëpi ,kurse për këtë vit së bashku kemi bërë me shtëpi të reja katër familje. Ky bashkëpunimi po sjellë edhe rezultate edhe në të ardhme.- vlerëson kryesia e Feniksit, që nuk din të ndalet.
Ndaje dhe ne me portalin tonë: prointegra do ta ndihmojmë vazhdimisht duke e botuar falas edhe llogarinë rrjedhëse të kësaj shoqate që është bërë njohur me punën e saj në anë të ndryshme të globit, jo vetëm në mesin e shqiptarëve, sepse ka edhe mjaft të huaj që e ndihmojnë atë edhe financiarisht.