Filloi procesi i regjistrimit të diasporës dhe mërgatës

Janar 13, 2014

 

Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës i njofton pjesëtarët e diasporës se prej sot është plasuar platforma elektronike (online) për regjistrimin e diasporës dhe mërgatës.

Adresa e platformës elektronike për t’u regjistruar është www.rdks.info

Ministria e Diasporës i lut bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi.

Qëllimi i regjistrimit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata, si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje  nga Kosova.

Ky proces realizohet nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe me institucionet e tjera.

Të dhënat në këtë proces janë të mbrojtura me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.