Faruk Tasholli: JERUSALEM

(Bisedë satirike me shkrimtarin dhe

diplomatin serb Vuk Drashkoviq)

 

Hajde Vuço hajde, ku ma le karremin

A po e sheh tash mirë Jerusalemin?

Rrahe sa e rrahe t’u shurdhu‘ ai gong,

Kinë deshe Serbinë, Kosovën Hongkong!

Seç më erdhe pas kudo që unë shkova,

Jerusalem serb, thoshe, është Kosova!

Drridhe nëpër botë gjithë diplomacitë

Sikur veç ti vetëm i deshe jahuditë!

(Kujtove harrojnë t‘shkretët jahudi

Kur n‘Staro Sajmishte mblodhe 12 mijë?

Gjysmën n’Beograd therre rend me rend

Gjysmën për Hitlerin drejt n’Mathausen!)

Me shpatë drejt Kosovës ngjeshur afër çarkut

Ç’e shalove kalin e Kraleviq Markut;

Por Kraleviq Marku n’qafë t’i la do brenga

Kur ta mori kalin sërish kah legjenda!

Por tash bre Vuço me mbeti një peng

Bashkë të shkojmë për kafe në Jerisalem!

Te Yll i Davidit botës t’ia vëmë fillin

Ti merre Kremlinin, unë Capitol Hillin!