Erisa Isufi – atlete që premton shumë

Erisa Isufi – tetë vjeçare nga Ferizaji që jeton në Kanton Zug ka zënë vendin e parë në garat e së shtunes së datës katër maj në Zug.
Vendi i patë në garat e atletikës në disa disiplina, kjo tregon se Erisa është një talente e rrallë.

Nga Hava Kurti Krasniqi

Erisa ushtron në klubin e atletikës në Zug. Ajo më parë e pasur vendin e parë edhe në garat që janë mbajtur në shkollë,por tani në garat e Kantonit Zug e zuri vendin e parë.
Erisa përveç atletikës e ka edhe një talent tjetėr në fushën e muzikës,ajo i bie pianos,dhe ndjek kursin e pianos në shkollën e muzikės në Kanton Zug,dhe prindërit premtojnë se do të gjejnë kohë që ta mbështesin në talentet e saja gjithmonë. Erisa është nxënëse e mirë e klasës së dytë, por  është një vajzë e sjellshme dhe e qetë dhe besojmë shumë se Erisa do të vazhdojë të na jep krenari dhe emocion edhe në të ardhmen në shkollë, edhe në muzikë edhe në sport.