Endrit Sadiku me një film dokumentar

Premiera e filmit dokumentar të Endrit Sadikut në Stadtkino Basel, hapet me fjalimin e ministrit të Brendshëm z. Beat Jans

Nga Halil Rrustemaj

Në kinemanë “Stadtkino Basel” u shfaq dokumentari i regjisorit dhe kandidatit për Parlamentin Kantonal të Baselit, z. Endrit Sadiku. Ky film, është pjesë e tezës së tij të punës së masterit në Universitetin e Punës Sociale FHNW, që trajton dhunën në parkun “Dreirosenanlage”.

Premiera u hap me fjalimin përshëndetës të ministrit të Brendshëm, Beat Jans, i cili vlerësoi projektin si një kontribut të rëndësishëm në debatin publik për çështjet rinore. Fjala e hapjes u mbajt nga Kryetari i Parlamentit të Bazelit z. Claudio Miozzari.

Pas filmit, një panel ekspertësh nga institucione të Baselit analizuan tematikën e trajtuar dhe vlerësuan punën e z. Sadikut për sjelljen e perspektivave të të rinjve, zërat e të cilëve shpesh mbetën në hije. Dokumentari sjell në fokus përvojat e disa të rinjve të moshës 13-25 vjeç, duke shpjeguar sesi ata e perceptojnë parkun dhe sfidat me të cilat përballen. Filmi tregon rëndësinë e kësaj hapësire dhe rolin e punës rinore për të parandaluar margjinalizimin e tyre.

Në përfundim, paneli nënvizoi se bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore dhe lokale është jetik për të krijuar një mjedis më të sigurt për të rinjtë. Ne kinemanë e mbushur plot, filmi i z. Sadiku u vlerësua si një sukses, jo vetëm për fushën akademike, por edhe për ndikimin e tij në komunitetin lokal.

Më gjerësisht për Endrit Sadikun mund të lexoni këtu:

Endrit Sadiku: Baseli i dëgjon qytetarët e vet! – Prointegra