Përmes kësaj shoqate të Universitetit të Cyrihut, që shquhet për shumë aktivitete, defiluan qindra studentë shqiptarë, nga të cilët me dhjetëra sish u diplomuan, nderta edhe dhjetëra doktorë shkence, ca prej tyre: asistentë apo edhe ligjërues universitetesh.- “Studenti” përmes projektit “DITURIA +” , ndihmon nxënësit tanë në disa nga lëndët mësimore, për shkollim të mëtejshëm
Nga Rexhep Rifati
Kjo shoqatë studentore shqiptare këto ditë sapo zgjidhi edhe kryesine e re në këtë përbërje: Presidentë : Eleonit Smajli & Hysen Iseni, Financa: Hana Çeku, IT: Albin Mamuti, Mediat Sociale: Flakë Haziri, Menaxhim eventesh: Rilind Sulja & Krenar Sherifi dhe Komunikim: Diellza Hyseni
Ja edhe disa fjalë për shoqatën studenti që përbëhet nga dy vatra universitare me shumë reputacion ndërkombëtar: Universiteti i Cyrihut dhe ETHZ, që njihen si dy nga burimet kryesore të dijes, të cilat përmes dhjetëra fakulteteve rekrutojnë kuadro profilesh të ndryshme arsimore e shkencore. Prej viti në vit, në kuadër të këtyre universiteteve rekrutohen me dhjetëra studentë shqiptarë me prejardhje nga të gjitha trojet tona etnike, të cilët po bëhen pjesë e një gjenerate shumë të avancuar prej nga përgatiten e profilizohen kuadro e ekspertësh, thuaja se për të gjitha fushat e ekonomisë dhe fushave humane.
Studentët shqiptarë të po këtyre dy universiteteve ishin ata që 23 vite më parë themeluan Shoqatën Shqiptare “Studenti”, që deri më tash ka anëtarësuar në gjirin e saj qindra studentë, duke nxjerr deri më tash disa gjenerata ekspertesh me renome, ndër ta ekonomistë, juristë, inxhinierë mjekë, e çfarë jo, nderta edhe dhjetëra doktorë shkence, ca prej të cilëve tash punojnë si asistentë apo edhe ligjërues universitetesh. Bilanci i arritjeve të këtyre studentëve është edhe imazhi dhe krenaria jonë në shtetin helvetik. Sepse pos këtyre studentëve, janë edhe ata që tashmë kanë diplomuar apo i ndjekin studimet qoftë në Universitetin e Lozanës, Gjenevës, Bernës, Bazelit, St. Gallenit , Fraiburgut, Loganos e tjerë.
Shoqata studenti shquhet edhe për organizimin e ligjëratave të ndryshme me e ekspertë nga fushat e ndryshme të gjuhës dhe historisë shqiptare, organizimin e ekskurzioneve në trojet shqiptare , porfshi edhe ato në trojet arbëreshe si dhe realizimit të një projekti me shumë rëndësi me emërtimin “DITURIA +” , që ndihmon nxënësit tanë në disa nga lëndët mësimore, si ndihmesë për shkollim të mëtejshëm.
( Me këtë rast pos fotove të dy bashkëkryesuesëve edhe dy të kryesive të shoqatës , si dhe një foto nga “Sofra”, një aktivitet ky tradicional studentor )























