Edhe Regensdorfi i Cyrihut me një pikë të re të mësimit shqip

Në vazhdën e aktivitetit të saj tejet të frytshëm , Shkolla Shqipe Zvicër sa po ka hap edhe një pikë shkollore në këtë lokalitet në afërsi të Cyrihut, ku për momentin po i ndjekin mësimet 12 nxënës.

Koordinatori dhe mësuesi i shkollës shqipe Vaxhid Sejdiu njofton se kjo pikë shkollore në Regensdorf, të Kantonit të Cyrih-ut ia filloi mësimit me 5 Shtatori 2020.

Ndaj edhe ishte ky një moment i veçantë për “Shqiponjat” që t`i bashkëngjiten mësimit në gjuhën amtare në Shkollën Shqipe në Regensdorf të Cyrih-ut. Edhe atë: Genti, Arvaniti, Janina, Besforti, Bilara, Anesa Z., Lorina, Lorisi, Sara, Anesa, Erina, Majlinda, nxënës të grupit të parë kanë arsye të buzëqeshin. Të tjerët do të prezantohen në ditët në vijim. 

Po ashtu mësohet se kjo shkollë iu bashkëngjitet shkollave shqipe në Uster, në Volketswil, në Rüti, në Fehraltorf, në Schwerzenbach, në Glattbrugg, në Dietlikon, në Brütisellen, në Kloten, në Hori, në Bachenbüllach, në Zürich – Kappeli, në Zürich – Grünau, në Zollikon, në Männedorf, në Adliswil, në Effretikon, në Meilen, në Oetwil am See, në Stäfa, në Wald, në Zürich – Affoltern, në Seebach, në  Schwamendigen, në Fällanden, në Thurbenthal, në Egg, në Zumikon, në Herliberg, në Geroldeswil, në Wädenswil, në Uitikon, në Dübendorf, në Maur, në Emmen, në Kriens, në Emmenbrücke, në Schafhausen, në Bern, në Basel, në Lozanë, në Vevey etj.

Për të gjithë ata, të cilët janë të interesuar që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në orët mësimore të gjuhës shqipe, ju ftojmë që regjistrimin ta bëjnë sa më herët, sepse tani bëhet edhe ndarja në grupe. Mësimi zhvillohet në shkollën  Ruggenacher 3, Feldblumenstrasse 71, 8105 Regensdorf. Për informata më konkrete lajmërohuni te koordinatori dhe mësuesi i shkollës shqipe, Vaxhid Sejdiu Tel.  076 321 26 94