E enjte, 1 prill 1999 Kukës: Nuk dihet se deri ku ka mbërri tragjedia  në Kosovë

Nimon Muçaj është i lodhur, i tronditur dhe thotë se   e kishte parapa se ç’po ndodhte, e kishte parapa gjëmën. Ai thotë se kjo që po ndodh është katastrofë dhe kur thotë katastrofë, njeriu i ka thënë të gjitha. Por me ngut shton se forcat policore dhe ushtarake po vrasin edhe fëmijë.

Nga Petrit PALUSHI, Kukës

Në mëngjesin e sotëm, aty kah ora tetë, shkrim- tari, regjisori dhe aktori Nimon Muçaj, me të cilin njihem qysh prej vjeshtës së 1996-s, më lajmëron në telefon se ka mbërritë në Kukës.

  • Si mbërrite? – i them në
  • Edhe unë me fatin e të tjerëve, – më përgjigjet. Takohem me të pranë Hotel

Më tregon se me të mbërritë në Morin, me shumë mundim gjeti një furgon dhe, së bashku me familjen dhe disa të afërm të tij po përgatitej të nisej për në Tiranë. Me veti kishin edhe një grua lehonë, që lindi një ditë më parë në spitalin e Gjakovës dhe për fatin e saj, familjarët e tërhoqën nga spitali. Për shkak të shëndetit të përkeqësuar të lehonës dhe fëmijës, që erdhi në jetë vetëm një ditë më parë, ishin të detyruar që të largoheshin nga qyteti i Kukësit.

Qëndrojmë për disa kohë në Bar – Restaurant të hotelit.

Nimoni është i lodhur, i tronditur dhe thotë se e kishte parapa se ç’po ndodhte, e kishte parapa gjëmën. Ai thotë se kjo që po ndodh është katastrofë dhe kur thotë katastrofë, njeriu i ka thënë të gjitha. Por me ngut shton se forcat policore dhe ushtarake po vrasin edhe fëmijë. Ai kallëzon se një grup fëmijësh i shpëtuan jetën, një grup fëmijësh të vegjël me të cilët erdhën në të njëjtin traktor deri në kufirin e Morinit. Ai thotë se ata u bënë strehë për të, strehë për jetën e tij dhe nëse do të vijë ndonjë ditë për të shkruar për çfarë ka ndodhë dhe çfarë ka pa me sytë e tij, dhe ai është i bindur se kjo ditë do të vijë (por tani ai është i tronditur dhe vështirë se mund të marrë mundimin për të shkruar për disa kohë), pra, atëherë kur të vijë koha e shkrimit, ai do t’ia nisë nga engjëjt, nga fëmijët, pikërisht nga ata të cilët e mbuluan me trupat e tyre të imtë dhe i shpëtuan jetën.

I them Nimonit se dëbimi nga Kosova është si një dyndje, si një dëbim solemn. Tashmi nuk dihet me saktësi se deri ku ka mbërritë tragjedia në Kosovë, ndërsa me të ardhë në Morin, njeriun e mbulojnë kamerat televizive. Sidoqoftë, ardhja këtu ia heq njeriut sadopak trishtimin, e zhvesh sadopak prej së keqes.

*Por, – thotë ai, – qe një shekull nëpër sytë e botës ka kaluar shpërngulja sistematike e shqiptarëve. Vetëm tani ajo po trazohet për këtë shpër Dhe po trazohet seriozisht. Dhe ne s’do të shpërndahemi si zogjtë e korbit, por do të kthehemi prap atje. E keqja e madhe kësaj here do të kalojë. Unë e ndiej sa ajo do të kalojë, siç e kam parandje katastrofën që po vinte ngadalë – ngadalë. Tani ne s’jemi më vetmitarë në këtë botë.

Aty kah mesdita, Mirdash Hoxha, inspektor në Drejtorinë Arsimore, më tregon se, së bashku me dy kolegë të tjerë, Riza Todën dhe Shkëlqim Dullën, mbrëmjen e kaluar i hapën të gjitha zyrat  ku punonin dhe futën brenda e të kalonin natën aty, rreth 100 vetë nga të shpërngulurit. Disa qëndruan  nëpër zyra, të tjerët në korridorin e ndërtesës. Ai thotë se më mbrapa dolën dhe u blenë bukë dhe ushqime të tjera, ua sollën aty, por shtoi se një grua nga një katund i Gjakovës vetëm qante. Asaj  i kishin mbet dy fëmijët e tjerë atje dhe s’dinte ç’kish ndodhë me ta, ndërsa burrin ia kishin vra     forcat e milicisë serbe mu pranë derës së shtëpisë.