Ky ansambël, me një përvojë gati 14 vjeçare ka arrit një ngritje si në cilësi ashtu edhe në sasi.- Aktualisht „Drita“, sipas kryetarit të saj, Haradin Gashi, numron gjithsejt 55 anëtarë, ndaras në valltar, këngëtarë e instrumentistë.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Në vazhdën e aktiviteteve kushtuar 17- Shkurtit – Ditës së pavarësisë së Kosovës, në Zvicër po zhvollohen një varg aktivitetetsh kulturore e sportive. Në veçanti spikasin ansamblet dhe grupet artistike shqiptare, numëri i të cilave është realtivisht i madh në shtetin helevetik.
Në këtë kuadër me 6 shkurt, një program tejet të përzgjedhur artistike e shfaqi edhe Ansambli artistik „Drita“ nga qyteti Kreuzlingenit i kantonit të Turgaut ( i themeluar më 23 mars të vitit 2002). Në nismën e tij „Drita“ funksionoi si grup që tubonte kryesisht të ri me prejardhje nga të gjitha trojet etnike, por me një vullnet të rrallë.
Nga koha që përcjelli aktivitetin e këtij ansambli, shihet se ai ka përjetuar një rritje si në cilësi ashtu edhe në sasi. Aktualisht ansambli „Drita“ sipas kryetarit të saj Haradin Gashi, një veprimtar i palodhshëm edhe në organizimet tjera shqiptare, tash ansambli numron gjithsejt 55 anëtarë. Në vazhdimësi veprojnë grupi i valltarëve të rritur dhe ai i më të vegjëlve, çka do të thotë se „Drita“, përkundër themelimit të disa grupeve të tjera artistike në këtë kanton e ka arritur të qëndrojë si trup solide artistike.
Derisa me grupin e fëmijve punojnë Patrik Ademi e Valentina Gashi, me më të rriturit punon njëra nga valltaret më të talentuara, Saranda Gashi, tash edhe në rolin e një koregrafeje të zellshme e të suksesshme. Pjesë e këtij ansambli është edhe grupi i instrumentistëve dhe i këngëve folklorike , pjesë e të cilit janë prej vitesh Pal Berisha, Xhevat Misini, Bedri e Xhemile Kryeziu, një qift që me tërë familjen kanë dhënë kontribut të madh në këtë ansambël.
Mësojmë se të gjitha grupet bëjnë ushtrime të vazhdueshme, në një palestër sportive të një shkolle vendore, e cila ka në vazhdimësi mirkuptim dhe gatishmëri për të ndihmuar këtë trup artistike shqiptare, duke ia lënë sallën falas në dispozicion.
Për të arritur „Drita“ deri në këtë nivel, një kontribut të çmueshëm prej vitesh kanë dhënë edhe disa nga koreografët me përvojë që dikur ishin edhe pjesë të ansambleve artistike në Kosovë. Tash, si një shoqëri me një eksperiencë dhe repertor të larmishëm, “Drita” ka arritur të fitojë, jo vetëm simpatinë e artdashësve shqiptarë, por edhe të atyre zviceranë e të tjerë, por edhe që të radhitet në mesin e shoqërive më aktive shqiptare në Zvicër. Karakteristikë tjetër është se në gjirin e saj defilojnë fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare, që ndihmon, jo vetëm afrimin e komunikimin mes tyre, por edhe afirmimin e vlerave kulturore.
“Drita” që në mars shkel në vitin e 14 të të themelimit, për këtë sukses, merita pos drejtuesëve dhe anëtarëve të saj u përket në veçanti edhe prindërve për mbështetjen e vazhdueshme, qoftë me mjete, kostume, instrumente etj.
Edhe programi i fundit që u drejtua nga artisti Ramadan Morina, spikati me një kolazh vallesh me një koreografi solide të luajtur nga grupi i të rriturve, por edhe ai i më të vegjëlve, që lanë përshtypje të mirë tek të pranishmit e shumtë në sallë.
Pjesë plotësuese e programit ishte prania dhe paraqitje e këngëtarit të mirënjohur, Sabri Fejzullahu, me një kolazh të përzgjedhur nga reportuari i tij, sa bëri që pjesa dërmuese e publikut ti bashkohet një valle të përbashkët. Po ashtu kishte ardh nga Kosova edhe instrumentisti i dalluar Astrit Leka e të tjerë, çka i dhanë kësaj mbrëmjeje karakterin e një manifestimi popullor.








































