Jo, nuk i dua stinët.
Padhembshurisht e fshikullojnë jetën
Trajektores së kohës së njerëzimit
Nuk çajnë kokën për zemrën që mbeti pas
Nën rrezet e mallit përvëlues për freskinë kaltëroshe të syve engjëllore
Me çdo gjethe verdhake vjeshte humbas,
Kam drojë, afërsine ndaj hyjniut tim.
kjo drithërime shpirti si nuk ka të ndalur!
Kot çirret zemra ndaj padrejtesise se orës,
koha as jeta empati nuk njeh.
Akoma nuk zbulova makinerinë e kthimit ne te kaluarën,
se kalorës stinësh do bëhesha
deri në amshim vullnetarisht
kalorës i trishtuar në vrapin gjurmues për një të vetmin çast
Kur kokën e kisha pushuar në pragun e kasolles pa dritare
Përballë detit dhe malit
Sall për të marrë përjetësisht me vete atë mall
Që ta ruaj si më të çmuarin thesar nga te gjitha betejat e pafundme don kishotekse
kundër mizorisë së dashurisë.
Luljeta Aliu, Prishtinë, 12.11.2017
[divider]

Luljeta Aliu është duke doktoruar në Shkenca Politike në Nurenberg të Gjermanisë me fokus Marrëdhëniet Transatlantike. Ajo ka mbaruar studimet interdisiplinare për Shkenca Politike, Letërsi Gjermane dhe Të Drejtën Ndërkombëtare në universitetin e Cyrihut, Zvicër, ku edhe ka shkruar master për vendimmarrjen ushtarake në misionet shumëkombëshe. Fushat e saj të interesit shkencor janë politikat ndërkombëtare të sigurisë, politika e jashtme, gjeopolitika dhe mobilizimi social. Ajo është edhe aktiviste e shoqërisë civile në Kosovë dhe si njohëse e çështjeve politike, kontribuon përmes analizave dhe shkrimeve të saj në mediat kosovare. Luljeta Aliu shkruan për gazetat në Kosovë dhe gazeta zvicërane…