Doli nga shtypi libri „VERËTARIA PRAKTIKE“, nga autorët Andrea Shundi dhe Rexhep Kryeziu

Qëllimi përfundimtar është prodhimi më cilësor dhe zgjerimi më tej i verëtarisë shqiptare!
Vera ia vlen të shijohet gllënjkë për gllënjkë. Urojmë që edhe librin tonë, lexuesit ta gëzojnë kre pas kreu,- potencon Rexhep Kryeziu, njëri nga ekspertët më të njohur të vreshtarisë e vertarisë , që prej vitesh jeton në Zvicër ku ka arrit rezultate brilante në kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës.

“Përfitojmë nga rasti të falënderojmë në mënyrë të veçantë, recensentët shkencorë të librit, prof. dr. Vlash Mara, i cili ka ligjëruar disiplinën e kimisë ushqimore dhe ka qene dekan i Fakultetit te Bioteknologjise dhe Ushqimit ne UBT, si edhe masterin Ylber Kuqi, përgjegjës i Sektorit te Veretarise ne Departamentin e Vreshtarisë dhe te Veretarise ne Kosove, të cilët na nderojnë me ndihmesën e tyre për shqyrtimin dhe vlerësimin e librit.
Po ashtu falënderojmë sponsorizuesit e librit, Ndërmarrja Projektuese & ndërtuese “Rafii” sh.p.k. me seli në Rahovec, pronar Haxhi Bytyqi si dhe “Agrokultura” sh.p.k. me pronar Ehad Bytyqi.
Falënderime gjithashtu Shtëpisë botuese “Lena Graphic Design” për cilësinë e botimit te këtij libri”, theksojnë autorët A. Shundi & R. Kryeziu.

I vlerësuar nga Prof dr. Vlash Mara – Tiranë dhe MSc Ylber Kuçi – Prishtinë

Libri me titull “Vreshtaria praktike“ (Prodhimi industrial dhe ai shtëpiak)”, te autoreve A.Shundi dhe R.Kryeziu, ka si objektiv pasqyrimin e zhvillimit te veretarise praktike te mbështetur ne njohuri teorike, për të kuptuar me ne brendi dukuritë dhe praktikat veretare/enologjike.

Ky libër vjen ne një kohe kur prodhimi i verës ne vendin tone dhe ne Kosove kërkon rritjen e cilësisë se verës dhe përdorimin e saj, se pari, për qëllime ushqimore e shëndetësore, pa përjashtuar ndjesinë e kënaqësisë. Ne këtë drejtim, kërkese e studiuesve, nxënësve te shkollave profesionale dhe studenteve te shkollave te larta, teknologeve dhe specialisteve te verës, por edhe ato te prodhimit familjar ose vetiak te verës edhe ne kushte shtëpiake, është e nevojshme te zgjerojnë njohuritë për dukuritë e proceset e prodhimit te verës, duke filluar nga njohuritë për kultivuesit e rrushit, mënyrat dhe kushtet e kultivimit, me qellim qe projektimi i cilësisë se verës te sigurohet qysh ne fushe. Se dyti, me qellim qe përdorimi i verës si ushqim te kthehet ne kulture e te ushqyerit dhe jo thjesht si pije alkoolike dhe se treti, me synimin përfundimtar te prodhimit me cilësor dhe zgjerimin e veretarise shqiptare.

Libri përbehet nga 26 krerë te riradhitur ne vijimësi te proceseve teknologjike, qe fillojnë me lenden e pare, përbërjen kimike (përmbajtjen e lendeve ushqyese e te lendeve te tjera që janë objekt i proceseve te përpunimit dhe cilësisë verës), periudhën e pjekurisë dhe vjeljen e tij. Me tej trajtohen përpunimet e rrushit te mbeshtetura me biologjine e tharmeve dhe tharmimeve alkoolore dhe mollore/malolaktike, me veçoritë e prodhimit te vererave te kuqe e te bardha etj, maturimi dhe vjeterimi e deri tek sëmundjet e verës. Me tej trajtohen krerët për prodhimin e vererave biologjike dhe atyre shtëpiake, per shishezimin e verërave dhe degustimin e tyre, lendet shtese dhe ndihmese ne proceset veretare, aparaturat, pajisjet etj, qe përdoren ne verari. Prodhimi shtëpiak trajtohet gjerësisht dhe kre me vete, sepse lidhet me traditën dhe përmasat e përhapjes se këtij lloj prodhimi, çka shtrihet e zhvillohet ne qilare e mjedise te tjera, si dhe ne venari me natyra prodhimi familjar, qe tregtojnë verera te prodhimit artizanal.

Libri trajton nje sere drejtimesh te vreshtarisë dhe prodhimit te verës, qe përbejnë objekte studimi me vete, por te shtjelluar, sipas mendimit tone, edhe ne trajtën e një manuali. Prandaj, po rendisim disa nga vlerësimet e mëposhtëm te këtij libri.

Vlerësimi i potencialit enologjik te rrushit e te verës, qe nis nga potenciali biologjik i llojeve te rrushit te vendit e te huaj, veçori te kultivimit dhe potencialit te shprehur ne veçoritë e proceseve te përpunimit dhe cilësinë e verërave te përftuara.