Mjaftë argumete të bindshme për ata që duan ta kuptojnë historinë shqiptare​

Me datën 05.10.2022 në Institutin Albanologjik u në Prishtinë u bë promovimi i librit “SHKUPI, VETË HISTORIA E KOSOVËS”, nga autor Mehmet Prishtina, Skender Asani dhe Albert Ramaj.

Ky libër paraqet një dëshmi shkencore që i kalon kufijtë e çdo interesimi historik ndër vite.

Për të dëshmuar autoktoninë e pandërprerë të shqiptarëve në qytetin e Shkupit dhe trevat verilindore dhe për ta argumentuar këtë tezë, ka qenë e domosdoshme që të hulumtohet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. Sidomos raportet dhe vështrimet historike që janë bërë për historinë e trevave verilindore (Shkupit dhe Kosovës), nga Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë z.A.Stranieri dhe konsulli i Italisë në qytetin e Shkupit, Giani , i cili ushtroi detyrën e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Libri me dokumente, dëshmi për shqiptarësinë e Shkupit e të Kosovës, “Shkupi, vetë historia e Kosovës“ është një zë i fuqishëm argumentues që i vulos gjurmët e historis tonë të lavdishme e të vujshme!

Rëndësia e këtij libri qëndron në faktin se në të pasqyrohet realiteti historik, demografik e hapësinor si në  aspektin strategjik të qytetit të Shkupit, ashtu edhe në aspektin e “problemit bullgaro-maqedon”, që mbeten brenda kufirit të Shqipërisë së Re. Kjo vepër thekson se Shkupi, është kryeqyteti moral, politik dhe ekonomik i Kosovës. E gjithë jeta e shqiptarëve të Kosovës është e lidhur ngushtësisht me ngjarjet historike të këtij qyteti. Kosova pa Shkupin nuk ka as një domethënie morale e as politike.

Të gjitha këto fakte argumentuese e të forta të karaterit politik e historik janë paraqitur në këtë vepër madhore, e cila bindshëm tregon një realitet të pamohuar e të furishëm shqiptar.