4 maji cdo kund në botë njihet si Dita Ndërkombëtare e Zjarrëfikësve. Shtete të ndryshme nnë të gjithë botë, për të shënuar këtë ditë, organizojnë aktivitete të ndryshme, në shenjë respekti për punën dhe sakrificën e cdo zjarrëfikësi, të cilët shumë herë rrezikojnë edhe jetën e tyre, vetëm për ti dalë në ndihmë qytetarëve në raste emergjente.
Pikërisht në këtë ditë, zjarrëfikësit nderohen me vizita të shumta të krerëve shtetëror, nndërkohë që për ta ndahen mirënjohje e falenderime të ndryshme. Ndërsa, zjarrëfikësit, në shenjë falenderimi, mbajnë demonstrime të ndryshme lidhur me përditshmërinë e natyrës së punës së tyre, duke i shprehur shkathtësisë profesionale që i kanë, me anë të ushtrimeve.
Puna e tyre që zjarrëfikësit e bëjnë cdo ditë të vitit, është një falenderim në vete dhe i vecantë, sepse cdo herë kur ata nisen për të intervenuar në një rast, rrezikojnë jetën e tyre, ndërsa shpëtojnë jetët e shumë të tjerëve.



















