Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Dhunë “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”

Të nderuar përfaqësues të shoqatave shqiptare në Zvicër

 

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë për një takim paraprak lidhur me projektin e manifestimit të 30 gushtit, për nder të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. Ky manifestim organizohet nga Shoqata Kulturore “Dora d’Istria” dhe Lidhja e Shqiptarëve në Botë, me mbështetje të institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kantonit të Gjenevës. 

Qëllimi i takimit është angazhimi i të gjithë shqiptarëve për kauzën e drejtësisë dhe njohjen e fatit të mijëra të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë. Në kuadër të këtij takimi, do të diskutojmë detajet e manifestimit dhe mënyrat në të cilat çdo shoqatë mund të kontribuojë në programin e tij tre ditor dhe të mbështesë këtë kauzë të rëndësishme kombëtare. 

Bashkëpunimi ynë është me rëndësi kyçe për të siguruar një zë të fuqishëm shqiptar dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë çështje edhe përpara komunitetit ndërkombëtar. 

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj për këtë takim të nivelit kombëtar dhe të bëheni pjesë e këtij angazhimi që pritet të njohë dhimbjen dhe vuajtjen e shumë familjeve shqiptare dhe të bëjë thirrje për drejtësi. 

Detajet e takimit: 

E shtunë, 19 korrik 2025, ora 17

Qendra e kongreseve – Allresto Kongresszentrum,
Effingerstrasse 20,
3008 Bernë 

Rreth hollësive për manifestimin do të njoftoheni gjatë takimit në Bernë dhe ne inkurabjojmë një pjesëmarrje të gjerë nga të gjitha shoqatat shqiptare në këtë nismë.

 

Me respekt, Lidhja Shqiptare në Botë dhe Shoqata Kulturore “Dora d’Istria”.

Përgjegjës: 

Mirishahe Hiler, Gjenevë 

+41 79 607 46 74

Nazmi Jakurti, Bern 

+41 79 278 20 65.