Tensioned e javës së kaluar në mes të SHBA-së dhe Kinës, ka shkaktuar fillimin e javës së tregtimit me uljen më të madhe të cmimeve të naftës së papërpunuar. Marka e naftës Brent, aktualisht shitet me 67.30 dollarë për fuci, duke pësuar rënie të vlerës prej 2.02 për qind dhe po tregtohet me 58.28 dollarë për fuci.
Kjo markë e naftës, vetëm gjatë javës së kaluar ka humbur më shumë se 5 për qind, ndërsa ka pasur edhe marka të tjera humbja e të cilave ka qenë akoma më e madhe se kaq.
Cmimet e naftës vazhdojnë të jenë nën presion të vazhdueshëm, pasi që SHBA dhe Kina nuk kanë arritur akoma të gjejnë një zgjidhje për ngërcin tregtar, I cili po dobëson kërkesën e përgjithshmë për naftë.