Dita Botërore e përkujtimit të viktimave të dhunës në trafik

Sot Policia e Kosovës shënon ditën botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor. Kjo ditë shënohet me disa aktivitete në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, më saktë me Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

Qëllimi i shënimit të kësaj dite, vjenë si shenjë vetëdijesimi për kujdesin gjatë vozitjes, për shkak të numrit të madh të aksidenteve që kanë ndodhur në vendin tonë kohëve të fundit.

Kjo fushatë vetëdijesuese është orientuar më së shumti tek të rinjtë, respektivisht tek studentët e universiteteve publike në Kosovë.

Gjithashtu si pjesë e këtij organizimi, do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët, me qëllim ndarjen dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe efekteve që janë arritur deri më tani në këtë drejtim.