Deri kur më nëpër burgjet e Kosovës do të vdesin bijtë më të mirë shqiptarë?

astrit-dehariDje me 5 nëntor 2016 gjatë promovimit të librit «Pergamenë e Gjallë» kushtuar veprimtarit dhe atdhetrit Sadik Bujës me autor Agim Sylejmani, pas fjalës përmbyllëse, njëri nga recenzentët e librit z. Fatmir Brajshori, njohtoi të pranishmit, se posa ishte dhënë një lajm i kobshëm  mbi vdekjen e Astrit Avni Dehari, në burgun e Prizerenit…

Astriti ishte aktivistë i mirënjohur i Lëvizjes Vetëvendosje!

Babai i Astritit, Avniu, një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare e shoqërore, ndër të tjera ka qenë për vite të tëra edhe anëtar i redaksis së » Zërit të Kosovës», ndërsa  e ëma Xhemilja një grua burrërore dhe shumë fisnike, gjithashtu një bashkëveprimtare e devtshme e çështjes shqiptare…

fatmir-brajshori
Fatmir Brajshori

Fatmir Brajshori, pas kumtimit të lajmit të rëndë, i ftojë të pranishmit për një minutë heshtje në nderim të Astritit…

Patë edhe pika loti, lot solidarizues me ato të prindërve dhe bashkëveprimtarëve të Astritit!

Me këtë rast nga ky promovim libri u vendos që Familjarëve të Astritit, aktivitëve e aktivisteve si dhe gjithë Lëvizjes Vetëvendosje t’u shprehen ngushëllime.

Po me ketë rast u shtrua edhe pyetja:

«Deri kur më nëpër burgjet e Kosovës do të vdesin bijtë mët ë mirë shqiptarë?»