Çaj me qostek

Çaj me qostek

Marr udhë për në kafene
Pse nuk e di mirë, as vet,
-Kamarier një çaj kamomil!
Dhe ma sjell një çaj me qostek!

Avujt erëmirë të këtij çaji
Marrin udhë e shkojnë përpjetë,
Pas pak tërheq kullojsën e mbyllur
Sikur të ishte një orë me qostek!

Lugën e sjell në rrethrrotullim,
Dhe ky çaj mendjen dërgon
Tej në atëbotën e fëmijërisë,
Ku një orë me qostek rrinte në dhomë!

Thonin se na kishin sjellur dhuratë
Ca të afërm që i kishim në Zvicër,
Afroheshim ne te orë e çmuar
Kapakun e saj e hapnim e mbyllnin!

Zingjirë i saj varur për mur,
Edhe kapaku në argjend i larë
Hapej e mbyllej si kapak bunari,
Akrepat lëviznin në fushën e bardhë…

Vije kohë të largohem nga kafeneja
Nga çaji me qostek që e solli këtë kujtim,
Një krahasim bëri kohët bashkë
E u marrin erë luleve kamomil!