Ushtrime të përjavshme të valles dhe këngës shqipe

Ruajtja e identitetit përmes njohurive të mjaftueshme në muzikë dhe valle tradicionale është element themelor i kulturës së një populli. Për këtë gjë përkujdeset Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi e cila këtë muaj ka filluar me grupet e vallëzimit në shkollën shqipe Ostermundigen Bern.

Stërvitjet në vallëzim bëhen nën udhëheqjen e koreografit Ramiz Cizmolli, anëtar i kryesisë së shoqatës, me qëllim që të mësohen hapat e para të valleve popullore shqiptare si dhe kënga shqipe. Stërvitjet mbahen çdo të premte në ambientin e shkollës duke filluar nga ora 19:00. Në postimin e bërë në rrjetin facebook Shoqata shkruan:

‚Çdo fillim e rifillim nuk është i vështirë, kur dëshira për të mësuar dhe përformuar është në qendër‘.