Bota e punës: Iniciativa për pagën minimale zvicerane

Vend i fortë – Paga korrekte: Për pagën minimale!

 Data 18 maj 2014 të gjithë punëmarrësve në Zvicër mund tu bie përparim të madh: Atë ditë do të votohet për iniciativën e sindikatave „Për më shumë mbrojtje të pagave korrekte“, thënë shkurt do të votohet për pagë minimale dhe kështu për fuqizimin e pagës mujore 4000 frangash të garantuar me ligj, e cila do të zbatohej brenda tre vjetëve pas votimit aprovues. Kampanja parasheh shumë aksione ditore e javore. 8-marsi, dita ndërkombëtare e grave do të jetë dita e aksionit të parë të madh të kampanjës votuese. Por, për cilat arsye angazhohet sindikata për pagën minimale të garantuar me ligj?

E drejta për pagë korrekte

teaser_4000Edhe pse Zvicra është në vend pasur, në fakt punojnë 330’000 njerëz për një pagë nën 22 Franga orën. Këta janë rreth 9% të punëmarrësve në Zvicër. Kjo nuk është në rregull, pasi gjithsecili do të duhej të kishte të drejtën, për të bërë jetë korrekte me pagën e tij. Argumenti se paga e njëjtë minimale për secilin regjion është e pakuptimtë, pasi shembulli bie në Cyrih jeta është më e shtrenjtë se sa në Lugano, nuk qëndron. Sepse, edhe pse është e vërtetë se shumëçka në Cyrih është më shtrenjtë, por taksat telefonike e televizive, apo medikamentet dhe artikujt bazik ushqimor në Tiçino janë njëjtë shtrenjtë sikur në Cyrih! Iniciativa nuk ka për qëllim të zëvendësojë Kontratat Kolektive të Punës (GAV-CCT), porse të përcaktojë kufirin e pagës më të ultë për të gjithë, e i cili ka kuptim për të gjithë. Kjo gjithsesi ka mundësi të zbatohet në Zvicër, pasi që Zvicra ka para të mjaftueshme.

Pagë korrekte për të gjithë

Nuk është në rregull që disa menaxherë të fitojnë shuma enorme, derisa të tjerët edhe përkundër punës së plotë nuk fitojnë mjaft për të jetuar! Shumica e 330’000 vetave, përkundër opinionit që zakonisht mbretëron, nuk janë të pakualifikuar. Rreth 33% të këtyre punëmarrësve posedojnë diplomë profesionale! Pra fjala është për njerëz me arsimim të mirë, të cilët megjithatë nuk fitojnë mjaftueshëm. Ky është në nënçmim i arsimimit profesional dhe dumping i përhapur në paga.

Paga minimale si mbrojte pagash

Derisa jemi tek dumpingu në paga: Nga pagat e ulëta posaçërisht janë të prekura sektorët si ai i industrisë së orëve apo tregtisë me këpucë. Se dumpingu në paga është shumë i përhapur në sektorin e shitjes me pakicë dhe të shitjes të veshmbathjeve, e ka vërtetuar edhe komisioni trepalësh i federatës në fund të vitit që lamë pas. Këta janë sektorë, të cilët posedojnë pak Kontrata Kolektive Pune (KKP), e në të cilat punëdhënësit edhe më tej refuzojnë të përmbyllin KKP-të. Paga minimale do të ishte hapi i parë për kushte më të mira pune dhe një mbrojtje e mirë nga dumpingu në paga.

Shumë gra në sektorët me paga të ulëta

Nga 330’000 personat, te¨cilët punojnë për më pak se 22 Franga në orë, rreth 70%, pra 220’000 janë gra. Sa më e lartë përqindja e grave në një sektor, po aq është edhe përqindja e pagave të ulëta. “Punë tipike për gra”, janë sektorët si ai i pastrimit ose ai i tregtisë me pakicë, dhe vlerësohet më pak në krahasim me “punët tipike për burra”, ndaj edhe paguhet më keq. Padrejtësisht, pasi profesionet e grave janë profesione të mira dhe meritojnë njohje – edhe financiare!

Aksionet më 8 mars

Aktivitetet me rastin e ditës ndërkombëtare të grave, 8 marsit, kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen. Me këtë datë Unia do të jetë prezent jo vetëm nëpër rrugë ku do bëjë sensibilizimin mbi iniciativën për pagën minimale dhe përparësitë që ajo bie, por me anëtarët e saj aktiv do të jetë prezent edhe nëpër ndërmarrje, sikur që ka qenë në vitet e fundit në sektorin e industrisë së orëve. Me ketë rast do të shpërndahen Fletëpalosje dhe 4000 (arinj të vegjël) “të ëmbël”. Të gjithë janë të ftuar, edhe Ti, të jenë aktiv këtë ditë aksioni!

Jo vetëm më 8 mars, por posaçërisht në muajin prill janë planifikuar dhe do të realizohen shumë aksione. Sindikata Unia fton të gjithë punëmarrësit të angazhohem aktivisht për të mbështetur ketë kampanjë qëllimmirë!

 Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion në Unia