“Bllaca 99”, treni i historisë

Edhe katër ditë, më 10 prill, bëhen 20 vjetë nga gjenocidi serb dhe spastrimi etnik i popullatës shqiptare nnë fshatin Bllacë të Hanit të Elezit. “Bllaca 99” është vendosur të quhet dita e zezë që ndërroi jetën e shumë qytetarëve duke e rrënuar komplet atë përgjithmonë. Më 10 prill, do të venndoset gurthemeli i muzeut të gjenocidit serb, ku me c’rast treni i cili kishte bartur mbi 400 shqiptarë do të bëhet muze, ndërsa do të qëndrojë ne ish-kampin e refugjatëve

Në Bllacë në vitin 1999 kanë kaluar mbi 440 mijë shqiptarë në portën e daljes për Maqedoni. Me hapjen e Muzeut të Gjenocidit Serb, njëherit po tentohet të vihet në pah makabri që Serbia ka ushtruar mbi popullsinë e pafajshme shqiptare, për cka askush asnjëherë nuk është dënuar.