Rrugë Nëntori
Një grusht pikash shiu
Bijnë mbi ty diku në mesditë
Po dhe në mesnatë diku tjetër
Një grusht pikash shiu mbi ty bijnë
Një mjegull nate vijon dhe ditën
Pasdite fillon e pareshtur vijon shiu
Rri e lëviz nëpër jetë
Sa këtu e sa atje e sa gjetiu
Te një rrugë qyteti a udhë malore
Seç shkon drejtë a merr një kthesë
Shkon shiu e vije bora
Të gjen te Rruga Besa-Besë