Blerim Rrecaj – Ndejë në natyrë

Ndejë në natyrë

Dhjetëditëshi i tretë i tetorit
Dielli s’kishte si të ishte më i mirë
Më shëndritës e më rrezellitës
Qielli pa asnjë re të vetme
S’kishte si të ishte më i kaltër
As gjelbërimi i pishave më i këndshëm
As bari më i gjelbër e i hareshëm
As drunjtë më të ngazëllyer
Që penel vjeshte ua ka artësuar fytyrat
As lulet më lozonjare qoftë të mbledhura tok
As ato që që rrinin vetëm
As fluturat më të buzëqeshura
Ndonëse të pakta në numër e sall dy-tri llojesh
As zogjtë më të kënaqur e me zëra melodioz
Për fluturimet e aterimet duke u ngutur ngadalë
As aeroplanët më nostalgjikë ardhur a larguar
Që si flutura vërtiteshin rreth poçave të dritës
Kacavarur për tela edhe për tokë edhe përqiell
As kodrat e malet më tërheqëse
Me vello prej mjegulle të mahnitshme
Që mbajnë këtë panoramë kaligjok