Biciklistët bëjnë humanizëm me hobin e tyre

Ka përfunduar me sukses ngjarja që organizohet rregullisht një herë në vit e që titullohet ‘’Cycle Kosovo for Children’’. Organizimin e këtij viti morën pjesë 30 ciklistë në rrugëtimin 4 ditor përreth Kosovës në mbështetje të fondacionit ‘’Action for Mother and Children’’. Bicikletat u ngasën në vende përreth Kosovës, ndërkohë që pati edhe një devijim të rrugës për në Shqipëri, duke kaluar në disa prej qyteteve më të mëdha për plot katër ditë. Distance e përgjithshme ishte mbi 600km me mbi 7000 metra ngjitje duke filluar dhe përfunduar në Prishtinë.

Ky aktivitet që për qëllim ka bamirësinë, këtë vit ka mbledhur rreth 9000 euro përmes kontributeve që kompanitë dhe individë të caktuar kanë dhënë për tu bërë pjesë e kësaj fushate online.

Fondet e mbledhura do të përdoren për të blerë shtretër për të posalindurit për Klinikën e Neonatologjisë në Spitalin e Mitrovicës. Foshnjat që lindin para kohe kanë nevojë për qëndrim më të gjatë në spital dhe me ta shumë herë edhe nënat flejnë në të njejtin shtratë për shkak të mungesës së shtretërve. Prandaj, kanë vendosur që kësaj klinike ti blejnë shtretër të rinjë në mënzrë që edhe foshnjat po edhe nënat të kenë vendin e duhur për të qëndruar afër njëri tjetrit.

Ngjarja u realizua me sukses nga viti 2014 deri tani dhe kjo ngjarje nuk do ishte e mundur pa mbështetësit tanë të cilit ishin Eulex, Policia e Kosovës, Astes , Agency, Shtëpiaku, Eco Clean, Trepharm, Minimax, Intereuropa, Kosbit, BPB, Miqt Pub dhe Bike Cafe.  Gjithashtu mbështetësit e tjerë te ngjarjës me shërbime të ndryshme ishin Cineplexx , Rudi’s Cake Factory, Ponte Vecchio, Hyla Gatime Tradicionale,  Ëalker’s Food and Catering, Frame Restaurant, Beergarden, Eco Motors, Shooters, Positive Motion, Dhe by Granita.