Pritje në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë

“Krahas avancimit të shqiptarëve po ecin edhe marrëdhëniet Shqipëri- Zvicër” – Theksoi ambasadori i Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, Ilir Gjoni me rastin e pritjes, kushtuar festimit të 105 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues diplomatik nga Kosova e Maqedonia
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Ky organizim, kushtuar festimit të 105 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kishte tubuar personalitetet të ndryshme shqiptare, të shquar në fusha të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe përfaqësues diplomatik nga Kosova e Maqedonia. Në radhën e të ftuarve ishte ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca, e shoqëruar nga ministrat këshilltarë Mustafë Xhemaili dhe Fatmire Musliu, si dhe ushtruesi detyrës se ambasadorit të Republikës së Maqedonisë, Rafet Hajdari.
Me këtë rast, gjatë fjalë përshëndetëse z. Ilir Gjoni shprehi kënaqësinë që shqiptarët në Zvicër nga viti në vit po avancojnë në të gjitha rrjedhat zhvillimore, në shtetin helvetik siç po avancon edhe bashkëpunimi midis Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, meqë rast janë rritur dukshëm edhe ndihmat financiare të Zvicrës në projekte ekonomike- arsimore, por edhe në ato kulturore humanitare.
Më pastaj u shfaq një program simpatik artistik nga nxënësit e shkollës së mësimit plotësues shqip të Sarnenit të Lucernës, i përgatitur nga mësuesja e e Etleva Hoxha.
Mbrëmja kaloi të ngrohtë vëllazërore, të shoqëruar me një apero rasti.