Atdhetari Sahit Zejnullahu

Nga Sami ARIFI

Atdhetari Sahit Zejnullahu intelektual i mirëfillët i kohës për çlirimin e atdheut

 Shkruan: Sami ARIFI

 Hafuz Sahit Zejnullahu u lind në fashatin Ramjan në vitin 1920-të, komuna e Vitisë, shkollën fillore e kreu në Sllatin të Epërme në gjuhën serbe, ndërsa shkollën e mesme Medresën në Gjilan. Sahiti shkollimin e lartë e kreu në Medresën “Gazi Isa Beg” në Shkup.

Atdhetari, Hafuz Sahit Zejnullahu, kishte një zë melankonik, kumbullues dhe një rrethë të gjërë shokësh gjatë shkollimit, ai ishte një intelektual i mirëfillët i kohës, me ftesën e Parisë së Sarajevës, u ftua të punojë në institutin e Radio Sarajevës, ai në këtë Institucion punoi për dy vite rresht, por meqë kishte filluar Lufta e Dytë Botërore, Sahiti erdhi në Kosovë. Hafuz Sahit Zejnullahu, rrjedh nga një familje atdhetarës, babai i tij, Zenun Zejnullahu, isht anëtar i Kryesisë së “Gjyqit të Paqit” për Moravë të Eërme, ai së bashku me djalin e tij, Hafuz Sahit Zejnullahun, mori pjesë në mbrojtjen e kufirit lindor nga forcat çetniko-komuniste të Serbisë më, 28 qersor të vitit 1944 në Luftën e Velegllavës dhe më, 26 korrik të vitit 1944 në Luftën e Kikës.

Hafuz, Sahit Zejnullahu, ishte aktiv në Luftën Nacional Çlirimtare kundër nazi-fashizmit për lirinë e popujve, në këtë rast për çlirimin e atdheut, për bashkimin e trojeve shqiptare në një Shqipëri etnike duke besuar në vendimet e Mbledhjes së Bujanit të mbajtur më 31 dhjetor të vitit 1943 deri më 2 janar të vitit 1944 ku ishte miratuar Rezolutën që populli shqiptar pas Luftës të vetëvendos për trojet e tyre.

Hafuz Sahit Zejnullahu, duke par rrethanat, u rreshtua në “Brigadën e VI-të Sulmuese për Kosovë e Metohi”, e cila operoi në Vojvodinë, meqë mendohej më e sigurt falë kuadrit shqiptar që kiste kjo Brigadë në përgjithësi. Kjo Brigadë u themeluar në fund të qershorit të vitit 1944 në Lumë, e cila Brigadë për komandant kishte Shaban Haxhiun nga Luma e Shqipërisë, komesar Qamil Brovinën nga Gjakova dhe për nënkolonel nga 17 nëntori Enver Dajçin nga Ferizaj, i cili kishte zëvendësuar serbin Qedo Mishkoviqin.

Atdhetari, Sahit Zejnullahu, ndërroi jetë në Vërshaç të Vojvodinës nga një smundje që përjetoi pa asnjë ndihm mjekësote…

Lavdi intelektualit të mirëfillët të kohës, Hafuz Sahit Zejnullahut, dhe të gjithë atyre që dhanë për çlirimin e atdheut nga robëria.