Nesër pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për të votuar shpërbërjen e Qeverisë. As kjo legjislaturë, e cila është e gjashta me rradhë nuk arriti ti mbijetojë mandatit deri në fund, ku nesër pritet që përafërsisht të duhet data e zgjedhjeve të parakohshme.
Kjo situatë politike u shkaktua pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj nga posti, cka ka bërë që Qeveria të bllokohet dhe vendi me gjasë të shkojë në zgjedhje së shpejti.
Por cfarë në të vërtetë do të ndodhë më 22 gusht? A do të votojnë deputetët rrëzimin e Qeverisë apo jo?
Deri më tani në sekretarinë e Kuvendit kanë arritur të deponohen mbi 90 nënshkrime, ndërkohë që edhe vet deputetët janë deklaruar se nuk ka zgjidhje tjetër, pos mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Deputetët të cilët po veprojnë edhe konforme qëndrimeve të partive politike të cilave i përkasin, duket se janë mjaft të vendosur që një gjë e tillë të ndodhë më 22 gusht në seancën e Kuvendit.
Si mund të shpërndahet Kuvendi i Kosovës?
Neni 82 i Kushtetutës së Kosovës përcakton mënyrat se si mund të vijë deri te shpërndarja e Kuvendit.
- Kuvendi shpërndahet në këto raste:
(1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit
nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria;
2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve,
shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;
(3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së
zgjedhjes, nuk zgjidhet Presidenti i Republikës së Kosovës.
- Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.