Analizë kritike për vëllimin poetik «Lirishtë e përflakur»

Hysen Këqiku «Lirishtë e përflakur» LSHK, Prishtinë, 2026

Nga Isa H. Dërmaku

Nisur, nga titulli i vëllimit poetik «Lirishtë e Përflakur» të autorit Hysen Këqiku, na tregon qartë se kemi të bëjmë me një poet të shkëlqyeshëm, për faktin se ky titull është më shumë se vetëm dy fjalë, kjo na tregon peshën jetike e njeriut, pra edhe kombit në tërësin e tij, i të qenurit i lirë, dhe në mënyrë të menjëhershme kuptohert nga mendjet racionale si diçka më shumë se vetëm «mungesa e shtypjes, mungesa e varësisë dhe e kufizimive që pengojnë, vështirësojnë dhe shkelin…»1, mungesa e prangave të pamshirëshme për veprimtarinë kulturore, arsimore, ekonomike, politike…, thjeshtë thënë, kjo na tregon se për kombin dhe atdheun tonë ku ka pushuar ekzistimi i pushtimit kolonialist nga Serbia raciste, për faktin se liria tashmë ekziston praktikisht në Republikën e Kosovës Shtet i Pavarur dhe Sovran, falë sakrificave mbinjerëzore të popullit shqiptar që kurrë nuk ju dorëzua robërisë sado që ishin robëri krejtësisht mizore dhe amokiste serbe.

Megjithate, akoma pjesë të konsiderueshme të atdheut tonë, kanë mbetur nën robërinë kolonialiste të Serbisë, dhe jo vetëm.

Liria, natyrisht nuk erdhi vetvetiu, aq më pak ajo na piku nga qielli, pra liria kurrë nuk dhurohet, por fitohet me gjak dhe pikërisht nga ky fakt, liria i ka rrënjet në gjakun e heronjëve nacional që ranë në fushën e nderit gjatë gjithë historisë tonë, veçanarisht në luftën çlirimtare që bëri e shenjëta ynë, UÇK-ja me në krye Komandantin legjendar, Adem Jashari.

Si thotë populli ynë: «liria nuk fitohet me urata…»2, po me flakën e zjarrit të lirisë.

Lirisht(ë), plus e përflakur, vërtetë tingëllon më shumë se vetëm bukur, që realisht me vetë titullin e vëllimit me poezi, në mënyrën më përfaqësuese të mundshme me gjithësejt 53 poezi, secila më komplete se tjetra, komplete në aspektin e gjithëpërfshirjes poetike jo vetëm ndjenjenjat, por aty edhe shqetësimet, aty edhe dëshira e përjetshme e poetit, natyrisht aty edhe e vërteta kombit tonë.

Simbolika te «Lirishtë e Përflakur», tejkalon ato «livadhet e ngujuara mes pyjeve», sepse, simbolika e titullit, fuqizon vendosmërinë poetike të Poetit, për veprimet universale dhe ate Lirshëm, pra Lirisht(ë), dhe krejtësisht natyrshëm, pa frikë, pa pengesa arimqësore, gjithçka lirishëm, bile e përflakur, respektivisht e ndritshme si dielli.

Ky vullnet i fuqishëm, gjithësesi i lirë i shpirtit të Poetit, nuk i druhet asnjë sfide, për faktin se tashmë kemi lirinë, të shenjtën tonë nacionale.

Shpirti veprues i poetit, me atë frymarrjen krijuese, sikur bekon Lirishtë e Përflakur, disi më shumë se vetëm në përditësi, ate e ngritë si bekim në përjetëshmëri.

Lirishtë, gjithëseis, por më shumë se vetëm aq, sepse Poeti, Hysen Këqiku, na e thotë si të Përflakur, që shkon përtej ndriçimit që shkëlqen, shkëlqen si rrezet e diellit në agimet pa re, kur vërtetë merkullia e përflakjes sikur ka ndezur qiellin «me rrezet ngjyrë kuqe», që lidhet me lirinë tokësore…, për të cilën u dha shumë gjak të kuq nga heronjët dhe heroinat nacionale.

«Lirishtë e Përflakur», na kujton zjarrin e mrekullisë shqiptare, në luftën çlrimtare për liri, flakë e përflakur me dritë të shejtë të lirisë.

Flakërim ky që ndiçoj dhe do të ndriçoj përjestësisht jetën e lirë shqiptare.

Gjitha këtyre që u thanë, sikur ju jep krahë jete poezia «Venerimi», sepse Autori i mirënjohur për trojet shqiptare përgjithësisht, veçanarisht në Republikën e Kosovës, Hysen Këçiku, në Vëllimit Poetik «Lirishtë e Përflaku», në Redaktimin mjaft cilësore nga Shyqri Galica, Krytar i Lidhjes e Shkrimtarëv e Kosovës, dhe Recenzent, Sadbere Gagica, na tregojnë për vlerat e larta të vëllimit poetik në fjalë.

Aty, te «Venerimi» Poetit, diku i «Ulur… Në një cep të kujtesës»3, sikur e ka vendosur me një siguri absolute, sepse për te edhe shkruan «Më bëhet se më thërret/Në brendësinë e heshtjes…»4, dhe e thërret jo kushdo, po pikërisht ajo që edhe Lirishtë Përflakë, pra «Gurgullimi Mallit»5, mall ky që nuk është dosido, për arsye se, Poetin e ka marë malli për hiq më pak se

«Për një epokë të re», me apel: «Flakni miopinë…»6, pra të luftohen me vendosmëri politikat dirtëshkurtëra, politikajt me politikat e tyre të pavlera, pra dritëshkurtura, që nuk shohin aspak më larg se hundët e tyre të … duke i futur ato aty ku nuk i bën nderë askujt.

Këto dritëshkurtësi politike, natyrisht së pari i lufton pakompromis Poeti, me penden e ti krijuese, kur shton «Etja me…/…/mbi gurë e shkrepa/…/Me fytyrë nga liria»7, nuk do të lejon kurrë këso errësirash të kaplojnë atdheun tonë.

Te «Prore në kërkim/…/Butësia butësinë këtu e ha me dhëmbë/…/Rrethi plisit do t’më ikën nga koka/…/…në kërkim të humbjeve nëpër epoka» 8

Me të drejtë Autori, ndalet me vedndosmëri në kërkim të gjthëasaj që kemi humbur nepër epoka, në kërkim të asaj që ishte dhe do të duhej të ishte e jonja përjetësisht, por që tashmë as që po e dim se ku na mbetën ato qï i kishim… Realisht, robëria shekullore përpiqej krahas zhdukjes fizike të qenies shqiptare, ata donin m e çdo kusht të na e humbi edhe rrugën në oborr, në mënyrë që të mos e njihnim më as veten tonë, pra, Serbia okupatore donte që neve të na e humbë kujtimin për ato që ishim, jemi e që do të jemi, por edhe të mos kujtohemi për ato që ishin tonat. Me këso veprimesh, armiku dëshironte mbi të gjitha të na e humbë shpresën, dhe dihet që shpresa vdes e fundit.

Fati deshti, falë luftës të vazhdueshme çlirimtare, të mebetem ata që ishim, pra shqiptar, por fatkeqësisht të ngushtuar apo zvogëluar atdhuen, dhe numerikisht na sollën buzë tragjedisë…, sa nuk ka ku të shkon mëtej.

Ajo, që na porosit Poeti, me një vendosmëri të arsyeshme, nuk ka si mos të jetë «Mbaje në mend/Në të gjitha rastet/Trokit në derën time pa dry»9.

Porosia është mëse e qartë, në fakt epike, sepse Poeti aq bukur na rikujton se për shqiptarët mikpritja është diçka hyjnore, të cilën duhet ruajtur me kujdes maskimal, sepse kjo është vlerë e përmasave nacionale, që çmohet gjithandej nepër botë ku vlerësohen cilësitë e larta të kombeve.

Natyrisht, kjo na kujton medçuritë e popullit: «Për shqiptarët, miku i besës është si zoti»,

«Zoti mos na lashtë pa miq»10, të cilin duhet ruajtur si sytë e ballit, sepse miku është më shumë sesa vetëm kur na përputhen mendimet, dhe fakti është sepse njëmijë miqë janë pak, dhe vetëm një armik është tepër shumë.

Nuk na duhet dëshprimi në jetën tonë, ani se na kanë ndodhur gjatë jetës dhembje pikëlluese, por nuk duhet humbur shpresën, përkundrazi duhet përpjekje rrealizimin praktik të saj, për faktin se për gjithçka «Ka zgjedhje/…/Prova nuk është e keqe/…/Problemi ka zgjedhje»11

Ata që të vërtetën nuk e shohin qëllimisht, në fakt ata e «shkelin ate qëllimisht që ta baltosin» përjetsësisht, këto gjëra nuk duhet të mbeten vetëm si «të thëna, ato duhet të shkruhen që të mos harrohen»12, kjo gjithësesi duhet ndodhë në vazhdimsi, nësye duam që «Dielli të lind/…/Hëna perëndon»13

Nuk është çëshje fanatazi e poetit, kur me vendosmëri të besës na te hotë: «Po edhe më ngutet mik/…/E dëgjojë nga fishkëllima e nisjes/…/ Jetën ta jetojë.»14, dhe nuk ka as një mundësi të mos i ngutet ngadal, pra arsyeshëm, për realitetin që e sheh deri në detaje poeti, edhe kur shton se «Jeta ka shumë rrugë/…/Ndoshta aty banon shpresa flakëruar», sepse pikërisht kështu e sheh dhe thellësisht e ndjen Poeti, veçanarsisht kur e dëshiron si oksigjenin

«frymëzimin», por që me dhembje e ka hetuar se erdhi koha kur «kujtimet po i lëshon rrjeta»15, vargje epike, që shpjegon ecurinë jetësore deri te mosha e shtyrë.

Veçanarisht, kur Poeti këndon për «Vendlindje viganësh/…/Në motet e çmendura/Kur kanibalët digjnin autoktoni», kur autorin e merrë malli së tepërmi, me një dëshirë tepër të madhe

«…sa kam dëshirë të bjer shi/Vetëm ai nuk ka frikë nga zjarri»16

Vargje, që në mënyrë tepër koncize tregon të kaluarën e trishtueshme, kur armiky amokist, Serbia kolonialiste e trojeve shqiptare, bëri namin duke rrauhur, plaçkitur, dëbuar, burgosur, torturuar, helmuar rininë shqiptare, vrarë, djegur të gjallë e të vdekur, të gjalltë për t’i bërë shkrum e hi, të vdekurit i dogji për t’i zhdukur gjurmët e gjenocidit më sitematik të mundshëm që bëri kundër shqiptarëve, pra gjenocidin holokaustjan.

Por, asgjë, as një lloi temerri që bënte Serbia kundërs hqiptarëve, kurrë nuk e zbehin shpresën dhe angazhimin shqiptar në luftë për çlrim dhe liri e bashkim nacional, pikërisht këtu sikur lindën edhe vargjet «Sikur e dëgjoj përgjigjen/…/Për lindjen e diellit/…/Tek buka e arës sime/ Tek uji i burimit»17

Nuk ka si mos të jetë kështu si thotë poeti, Hysen Këqiku, kur në vazhdimësi pra edhe sot e kësaj dite mbjell në Velia Glauas «tokën me maje pene».18, dhe kur pa u lodhur luftonim për çlririm dhe liri, por pa e harruar as kohën, kur nga e «për perëndim thërrisnim me dy gishta/nga andaj na erdhi shpëtimi/Pa urrejtje pa bërryla e pa bishta/…/Ta thotë shpirti, mua dhe ty/Pasuria mendore kërkon melodi/…/Për të qenë tok na thrret»19

Aq bukur, me aq mjeshtri aritistike Poeti i këndon me mendje, zemër dhe shpirtë, Unitetit, si i e vetmja mundësi që na bënë të jemi faktori vendimtar në atdhuen tonë.

Natyrisht, nga ky kushtrim, lexohet dhe ndëgjohet me zemër, sepse bashkimi bënë fuqinë, pathyeshmëria ndjell fitoren mbi armikun, aty Liria.

Për t’ja dalur mbarë, si parashikoj Poeti, gjithësesi dhe përherë duhet të jem të përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm, se na duhet para e mbi të gjitha baza e lirisë shpirtërore për ta mundur frikën, përçarjen, dhe tek pastaj lufta heroike, që nuk ka si mos të rezulton me fitore, pra me Liri Nacionale.

Ëndërra për liri është mrekulli, por për ta fituar ate, na duhet të zgjohemi me kohë, të përgatitemi sa e si duhet, dhe fitorja nuk ka si mos të vjen për kombin dhe atdhun, pra Liria e jetësuar, nuk bëhet kurrë pa qenë të zgjuar nga gjumi, dhe pa vepruar me mend, me kohë dhe me vend.

Vetëm të marrtë, bsojnë se vetëm duke ëndërruar na vjen liria nga qielli.

Kjo, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë, sepse Liria nuk falet nga askush, ajo fitohet me gjak, pikërisht për te i ka rrënjet në gjak të njerëzëve që flijojnë veten për liri nacioanle.

Jeta pa liri është robëri, mjer ata që nuk luftojnë për çlirim, pra për liri.

Pajekuria kurrë nuk e ka parë dhe nuk ka mundësi ta shohin qëllimn, pikërisht për te poetët, gjithmonë i kanë kënduar mësimit se qëllimet e kjarta vinë nga mendjet e ndritura dhe të larta, pra nuk ka lartësi më të madhe se qëllimi që me luftë çlirimtare të fitohet e shenjta liri.

Prandaj, përgatitjet e gjathanshme me kohë, mend e vend, na sjellin ate që e dëshironin gjeneratë pas gjenerate, pra Lirinë.

Është vërtetë se e vërteta fiton gjithmonë, por për te duhet luftauar natë e ditë. Vetëm të vërtetave të tilla, duhet besuar.

Duhet besuar, edhe në rastet kur «kërkoni lotin e gjeni në poezi/…/…te dhembjet», por gjithësesi që «ka edhe më keq», nepër burgjet serbe për liri «Nuk ishte gjë e vogël të jetoje mes shlligash/…/Dita është e gjatë e pafund/20…/për të robëruarit (burgosuri)/E ngulitur thell mes mishit e thoit.»21

Aq mirë, aq thellë është përshkruar gjendja e të burgosurve politik shqiptar, në burgjet serbe, kur bajoneta e pushtuesit ju mbahej në fyt dhe jo vetëm.

E thënë, përmes Poezisë, shumë më fuqishëm se sa Dostojevski.

Gjitha këto fjalë vendosura në vargun e poezisë, përshkruan me ndjeshmëri të poetit Njeri, ato që janë përballur ish-të burgosurit politik të Kosovës, që i përjetuan torturat më mizore, më amokiste të mundshme nga shërbimet sekrete të Serbisë okupatore.

Ja dolën të mbijetojnë, falë qëndrimit heroik pra mbinjerëzore, njerëz të pastër e me dinitet shumë të lartë, për të cilët jeta nuk kishte as një kuptim pa e pasur lirinë nacionale, për të cilën ishin gati të sakrifikojnë edhe jetën.

Natyrisht, racionaliteti i ish-të burgosurve politik, ishte edhe fakti se me kohë e kishin eliminuar frikën, sepse e dinin se ku ka frikë aty nuk veprime çlirimtare, frika i vë kapak punëve ku kërkohen veprime të guximshme çlirimtare.

Poeti, vazhdon edhe me «Ahishta im», të cilën për të satën herë është e «djegur nga snobistët/…/Prapa shpine/Synonin ekuacione të panjohura»22

Të tillët, snobistë, apo ata që nuk kishin në qenien e tyre asnjë vlerë të vërtetë, jetonin duke sajuar e shpifur kundër të drejtave të natyrshme të njerëzve e nacionale, gjithmonë në dobi të atyre që bënin padrejtësi mizore.

Këta, sikur u zunë në ethet misterioze, që vetëm a ta i dinë…, kur kuptuan se armikut okupator, pra Serbisë pushtuese të trojeve shqiptare, edhe toka po ju lëkundej nën këmbë, nga lufta çlirimtare e UÇK-së, së bashku me NATO-n, dhe kur u binden se kurrë as sot e as mot

«Rrapi nuk digjet/Kur rrënjët i ka të spërkatura me gjak/I gatshëm për t’u flijuar/…/S’ka fuqi më të madhe se fuqia e vet popullit»23, prandaj okuptaori bashkë me miopinë e banalistave, ikën të poshtruar «deri atje ku miza bren hekur».

Nuk ka mundur ta tejkoloj temën e dhembjes tragjike në stad nacional, as në vëllimin poetik «Lrishtë e Përflakur», pra fjala nuk ka si mos të jetë për kurbetin e shqiptarëve, të detyruar nga terrori, dhuna gjakatare serbe, mizoritë, helmimet, burgosjet, plaçkitjet, dhunimet, vrasjet dhe zhdukjet pa gjurmë të shqiptarëve që guxonin të mendonin dhe të vepronin shqip. Mërgimi, kjo plagë kanceroze, që hëngëri e po han rininë shqiptare, ishte, është dhe fatkeqësisht ka mbetur plagë që shkaktoj e shkakton jo vetëm dhembje, po edhe tragjedi nacionale.

Pikërisht për te, poeti, Hysen Këqiku, në poezinë «Ashtu Qoftë», skalit dhembjen e madhe me vargjet: »Thesi me brenga kurbeti/…/U bëre si Sizifi/…/ Tërë jeta të shkoi/Në ngritje e rënie/…/…/Majemprehta e ngulur nëpër damarët/E jetës nëpërkëmbur…»24 , kur nuk ka si mos të na «ofshanë shpirti/…/Dielli im është larg ku rriten lulet e parajsës.»25

Natyrisht, për poetin e shquar, Hysen Këqiku, asgjë njerëzore nuk ishte dhe nuk është e huaj, këto fakte i gjejmi pikërisht në veprat e tij tashmë të mirënjohura, njëra nga to është padyshim edhe vëllimi poetik «Lirishtë e Përflakur», në të cilën nuk i lë jashtë as ata për të cilët gjithmonë ndjen mall shpirtëror, pra për Gjyshin Sinan, të cilin, «e lut me zemër dhe shpirt/ (dhe kërkon)/Mos me marr për të madhe çka them/Jam shumë krenar me veprën tënde/Plumbi i armikut të kapi në krahror/Jo në shpinë/…/Jo kurrë për t’ia treguar shpinen armikut/…/Dëshmorët nuk ankohen as nuk gjykohen/Ata e kanë vendin e merituar/Edhe këndej edhe andej»26, gjyshërit, janë njerëzit më të mirë të mundshëm sepse për ta beson me zemër, shpirtë dhe mendje, se vërtetë ishin të tillë, shtuar kësaj edhe faktin e luftëtarit të Lirisë, në luftë kundër Serbisë.

Kur, edhe «Dritë e bekuar/Ylber që bashkon/…/Lahutë e malësisë/Në kopshtin e zemrës sime/Shtriu sofrën kuqezi/At Gjegj Fishta/Për Shqipëri»27, deri te «E kam parë Naimin…/Ka yje aq sa fije bari në livadh/ Vetëm dija dhe shkolla na i bënë të ngrohur/…/Shkëlqejnë në mendjet tona-margaritarë»29

Pesha e arsimit, pra diturisë, ishte dhe mbeti deri në fund çështje mbi çështjet, pra absolutisht jetike, për Rilindasit Nacional, për faktin se, pa arsim dhe dituri nuk ka as liri, për këto ishin sa të ndërgjegjëshëm po aq të përgjegjëshëm Rilindasit tanë, këtu gjithësesi edhe Poeti, autor i këti vëllimi poetik.

Mirë thonte Sartri, se kur është fjala për arsimin dhe aty diturinë, pseha e së cilës për t’u kuptuar «arsyeja është krejtësisht e thjeshtë»30, për t’i shtuar mendimin brilant të Asi Red, i cili thonte: «Dituria shkencore edhe vdekjen e vdes»31, gjitha këto, ilustruar me mendimin brilant të Hygos «Hapja e një shkolle e mbyllë jo vetëm një burg».32

Kështu është gjithmonë kur «Shkëlqejnë në mendjet tona-margaritarë», natyrisht, fjala është për «…plisi është dëshmi për atdhedashuri/…/… nuk durojnë robëri»32

Gjitha kjo përpjekje, edhe nga poeti, Hysen Këqiku, nuk mund të mos konsiderohet përpjekje krijuese «edhe në planet e të menduarit për ta përshkruar, por edhe për ta arsyetuar dhe për ta kënduar (si në kët rast përmes poezive brilante) secilin aksion me aë të së cilave populli pra kombi ka formuar veten dhe ka qëndruar»33 dhe po vazhdon e do të vazhdon përjetësisht të qëndron, tashmë edhe në liri.

E gjitha kjo, pra kultura krijuese, edhe sipas Giobartit, mbi të gjitha «Kërkon që e bukura të bashkohet me të vërtetën»34, pikërisht këte na e shtjellon përmes poezisë, dhe jo vetëm edhe Naim Frashëri, kur me kënaqësi thonte: «Kultura është mësim»35

Kurse, poeti, Hysen Këqiku, na e thotë qartë se, ne duhet ta mësojmë përmes shpirtit, edhe

«Gjuhën e Lotit/Nëse flet loti e dëgjon zemra/…/Jeta ua mësoi gjuhët lotit»/…/Loti nuk është përshpëritje dorëzimi/Është pshertimë që vajin freskon»36

Si gjithmonë, edhe në këso rastesh, vaji si vaji, nuk shprehë gëzim, përkundrasi ka shprehur, shprehë e do të të shprehë vetë trishtim dhembjesh, pikëllime dhe hidhërime…, dhe sii mos të jetë kështu, kur si, thotë Poeti, përmes vargut të poezisë: «…ku dergjet harta jonë e coptua/…/Rëndë peshojnë librat për ata që i duam/…/Në sofrat tona-testament për të qenë gjallë»37, sepse, Poeti e din shumë mirë, që definitivisht «Nuk jetohet pa këngë»38, pa këngë lirie, sepse pa te «as ecja nuk shkon pas ecjes/…/Vendosmëri…/Ditës për të të kujtuar/…/ Në çdo tamak misri/Apoteozë*»)39

Te, «Dora e Praruar», poezi kjo, që në tërësinë e saj, dhe ate me majaft sukses, i kushton Mësuesit që është i dalluar dhe shquhet për cilësi të larta njerëzore dhe profesionale, edukator i spikatur, me një fjalë, mësues i dijes dhe guximit racional, që me të drejtë quhet edhe udhërrëfyes për gjeneratat e reja, ani se «Ti o mësues/ I thinjur nga pesha/Gjithmonë vertikal/Arma jote më e zjarrtë se atomi/Abetare ishte/…/Na mësove të bënim be/Pasha Abetaren/Pasha librin/…/… Besojje të fshehtën/…/Shekujt do t’i mundë/Shkëmbë mbi shkëmb»40

Njerëzit me Virtyte**, nuk ka si mos të kenë pasion jete vetëm të vërtetën dhe asgjë pos të vërtetës, në këtë drejtim pra njerëzit me virtyte asesi nuk bën të mbesin prapa, sespe gjithnjë kjo duhet prirë arsyeshëm, për të ecur kah e mira e realizuar për të gjithë njerëzit. Kjo, aspak nuk do të thotë se nuk ka pak njerëz që e ngatërrojnë qëllimisht vesin me virtytin, kjo bëhet kryesisht për ta fshehur hipokrizinë e tyre, dhe kështu ja dalin më lehtë të bëjnë gjëra të liga.

Autori, virtytin e konsideron si diçka krejtësisht humane, pra njerëzore, dhe pikërisht bazuar nga ky fakt, ai në poezinë me titull «Fat im që të kam», shton me shumë bindje, me shumë pasion, me shumë kënqës se «Thonë se vajza është për prindër/ Shndëritë rrugën e ardhmërisë/Edhe në gur mbjell lule»41, pra poeti virtytin e thotë me shumë mençuri, që është e bukur për shpirt, zemer dhe mendje, po sespe shkruan për Vajzen e Ti, dhe për vajzat në përgjithësi, si diçka hyjnore për prindërit.

Me, këso vargu poetik e mbyllë poeztnë «Bija ime, fat i madh që të kam»41a

Sa, bukur që aq poetikisht, hymnizohet vajza për prindërit.

Diçka më tepër se vetëm shpirtërisht, pra madhështore, kur prindi, në këtë rast edhe poeti, thotë për vajzen e vet.

Thënje, që përcjell shprtin e prindit për vajzën, veçanarisht, e thotë ai, pra poeti i cili në pozinë «Kur linda unë», dhe shton: «Kur linda unë akoma ishte plojë»42, në fakt plojë mizore, sepse armiku pra Sertbia donte ta zhduk nga faqja dheut ADN-në shqiptare.

Kjo, puna hamendjes, në fakt i lidhë gjitha kuptimet që i përkasin hamendjes, pra jo me saktësi të vërtetë, por me diçka të përafërt me të vërtetën.

Këtu dhe jo vetëm këtu, asnjëherë «Hamendja s’është drita e fluskës/Secila rrugë ka drejtim/…/Se nga na erdhi ndalimi/I daltë tymi»43

Përfundimisht, poeti, Hysen Këqiku me vëllimi poetik «Lirishtë e Përflakur», ja ka dalur mirë dhe mbarë të na dhuroj një vepër arti me vlerë të vërtetë krijuese, me çka tejkalon kufinjët nacioinal, e arrirë kjo që na tregon një realizim të mirfilltë për gjithë kulturën nacionale.

Autorit, Hysen Këqiku, i dëshurojmë shëndetin e mirë dhe gjitha të mirat e jetës, që të ketë mundësi të na dhuroj edhe shumë e shumë vepra të vlerave të tilla aq të larta!

Muhen, 02.04.2026


 Hysen Këqiku u lind më 7 qershor 1944, në Velegllavë (Velia Glaua) të Dardanës (ish-Kamenicë). Shkollën fillore në vendlindje dhe vazhdoi në Vaksincë dhe në Llojan të Kumanovës. Gjimnazin e kreu në Preshevë. Studimet për letërsi shqipe i kreu në Shkup dhe në Prishtinë. Me shkrime ka filluar të merret si nxënë i shkollës fillore. Si gjimnazist, 1965, botoi vjershën e parë në «Zanin e Rinisë». Ka bashkpunuar me të gjitha gazetat, revistat shqiptare.Ka shkruar dhe shkuran vepra për fëmijë dhe të rritur. I k të botuara 52 vepra, ka të botuar afër 10 punime shkencore.

Është i përfshirë nepër vepra të autorëve të ndryshëm në mbi 40, panorama, antologji, monografi, leksikone dhe libra të më të ndryshmet. Është anëtarë i Lidhjes e Shkrimtarëve e Kosovës. Është Kryetar i LSHK-së, për Gjilanin.

Është i njohur edhe për aktivitete të shquara: arsimore, edukative, kulturore, humanitare, shoqërore, sindikale, me pajtime gjaqesg e të tjera. Jeton dhe vepron në Gjilan.


 

1 Lirishtë (Ref. FGJSH-I-, Rilindja, Prishtinë, 1981, f.1005)

  1. (Ref. Isa H. Dërmaku «Mendime -I-, Lubijanë, 1994, f.163)

3.4,5,6,7,8,9 (Hysen Këqiku «Lirishtë e Përflakur», LSHK, Prishtinë, 2026, f.7,9,11,12,13)

  1. (Ref. Isa H. Dërmaku «Mendime -I-, Lubijanë, 1994, f.470))

11,12,13,14,15,16,17, 18,19,20,21,22,23,24,25,26,27,28 (Hysen Këqiku «Lirishtë e Përflakur», LSHK, Prishtinë, 2026, f. 14,15,17,18,19,20,27,29,

31,33,35,38,39,42,45,48,49

29,30,31 (Ref. Isa H. Dërmaku «Mendime -I-, Lubijanë, 1994, f.350,351,353) 32 (Hysen Këqiku «Lirishtë e Përflakur», LSHK, Prishtinë, 2026, f.51)

33,34,35 («Mendime -I-, Lubijanë, 1994, f.303, cit. nga FGJSH-I-, Rilindja, Prishtinë, 1981, 306,310)) 36,37,38,39 (Hysen Këqiku «Lirishtë e Përflakur», LSHK, Prishtinë, 2026, f.58,62,65,67)

* Apoteozë (Ref. FGJSH-I-, Rilindja, Prishtinë, 1981,f.43); Apoteoz-ë-a-at: Rit në Greqinë dhe Romën e vjetër, me të cilin nderonin si perëndi një hero, një perandor; 2. Lavdrim i një njeriu, i një ngjarjeje etj. në mënyrë të ngritur e madhështore; Apoteozë poetike (optimister)

40 (Hysen Këqiku «Lirishtë e Përflakur», LSHK, Prishtinë, 2026, f.69)

** Virtyti (Fjalori i Filozofisë, f.448 (Ciuar, duke u bazuaqr te libri i Isa H, Dërmaku «Mendime -II, Tiranë, Eurorilindja, 1997 f.7), fjala vjen nga gjauha latine, virtus, që në gjuhën shqipe do të thotë: Forcë; Fuqi ose aftësi për të bërë diçka, për të shkaktuar një efekt; në kuptimin e tij modern dhe më të përdorshëm; aftësi për të bërë mirë; përpjekje për qëllime të mira, sipas stoikëve; Moralistët, e identifikojnë Virtytin me lumturinë, me idenë se lumturia është një përvojë e qartë e cilësive të larta morale; Në lëmibn shoqërore dhe politike, Virtyti është t’i japësh përparësi interesit publik ndaj interesit vetjak

41, 41a,42,43 (Hysen Këqiku «Lirishtë e Përflakur», LSHK, Prishtinë, 2026, f.73,74,88,92