Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, i lumtur që nuk ka korrigjim kufinjsh

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean Hubert Lebet, është shprehur lidhje me prekjen e kufinjve ose korrigjimin e tyre, ku ndër tjera ka thënë se korrigjimi i kufinjve asnjëherë nuk ka funksionuar.

Ai është shprehur i lumtur që takimi i Berlinit nuk e mbështeti këtë plan, sepse sipas tij, ndryshimi i kufinjve as nuk ka funksionuar ndonjëherë dhe as nuk pritet të funksionojë, pos që mund të sjellë jostabilitet të gjendjes. Ambasadori zviceran ka thënë se nëse do të prekeshin kufinjtë atëherë Ballkani do të hynte në telashe serioze. Prandaj kësaj ideje i janë shmangur edhe liderët e samitit të Berlinit, sepse nuk është aspak ide e mire dhe nuk mundëson stabilitet në Ballkan dhe Evropë.

Ai gjithashtu ka thënë se Zvicra e mbështetë fuqishëm iniciativën e Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo me theks të vecantë ka thënë se asnjëherë nuk duhet imponuar asnjë marrëveshje, sa i përket Kosovës dhe Serbisë.