Aktivitet i dyfishtë i Shkollës Shqipe në Ostermundigen të Bernës

Në kuadër të përmbylljes së këtij viti shkollor, Shkolla Shqipe Ostermundigen,  ditë më parë zhvilloi edhe një aktivitet të dyfishtë në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës: Festën e Abetares dhe hapjen e një ekspozite, ku pos nxënësve e prindërve merrte pjesë nga pozita e nikoqirit edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Sami Ukelli

 Nga Rexhep Rifati

 Shkolla Shqipe Ostermundigen Bernës që drejtohet nga mësuesja shembullore, prej vitesh shquhet për aktivitete të shumëllojshme si brenda ashtu edhe jashtë proceseve mësimore. Për këtë jemi bind edhe gjatë pjesëmarrjes sonë në aktivitetet e kësaj shkolle. Në kuadër të përmbylljes së këtij viti shkollor, Shkolla Shqipe Ostermundigen,  ditë më parë zhvilloi edhe një aktivitet të dyfishtë në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës: Festën e Abetares, meqë rast nxënësit recituan, kënduan e vallëzuan dhe hapjen e një ekspozite, ku pos nxënësve e prindërve merrte pjesë nga pozita e nikoqirit edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Sami Ukelli, i cili edhe falënderoi nxënësit, prindërit dhe mësuesit për këtë aktivitet dhe për punën e vazhdueshme në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, qoftë përmes procesit mësimor apo edhe gjatë aktiviteteve jashtëshkollore, si ky kësaj radhe në ambasadën e Kosovës. Edhe përfaqësuesit e Shkollës Shqipe nga Ostermundigeni i Bernës, falënderuan ambasadorin Ukelli dhe stafin e tij për përkrahjen e dhënë e sidomos për hapjen e ekspozitës së nxënësve e cila edhe më tej është e hapur dhe stolis ambientet e këtushme.