Tri mësueset e viteve të `40-ta, që si ylber përshkuan trojet shqiptare (25)

 

Kur iu qasa fejtonit, dija vetëm për mësuesen titanike, Vezire Gjiraku Mezini, që në vitin 1942 erdhi nga Tirana erdhi mësuese në Prishtinë, ndërkohë mësova edhe për Liri Ekmekçiu, që nga Elbasani në viti 1941 emërohet mësuese në Gostivar dhe Nevzate Çiçko Shporta nga Korça që më 1942 emërohet mësuese në Prizren-. Po pati dikush të dhëna edhe për mësuese të tjera, na shkruan!

 Nga Rexhep Rifati

Tekstualisht i madhi, Sami Frashëri thoshte :“Nëse duam të kemi një shoqëri të përparuar, në rradhë të pare duhet t’i keni femrat e shkolluara, se fëmijtë edukatën e parë nga Nënat e marrin” Gruja është nënë e fëmijës, zonjë e shtëpisë apo e krejt njerëzizë.”.

Ndërsa në rastin tonë kemi të bëjmë mësueset e para shqiptare që nga Shqipëria si misionare të dijes e të dritës u nisen me ditar drejtë tokave shqiptare që deri në atë kohë iu ndalohej mësimi shqip, e që në fakt ishin më shumë se mësese e edukatore në atë periudhë kur femra shqiptare në shumicën e trojeve tona as që kish shkel pragun e ndonjë shkolle.

Kur e fillova fejtonin dija pak më shumë për mësuesen titanike, Vezire Gjiraku Mezini e lindur në Prishtinë dhe e shpërngulur me familje në Shqipëri, në mënyrë që në vitin 1942 të kthehet mësuese në Prishtinë e që kontributi i saj edhe si arsimtare e edhe atdhetare kishte qenë i jashtëzakonshme dhe se ajo përmend edhe mësuesen Fatime Kola që punuan bashkë me te në Prishtinë, ndaj edhe kushdo që do më tepër për te do të ishte mirë që të na shkruaj.

Ndërkohë falë dy miqve të mi të mirë nga Tirana: Bardhyl Adem Selimi dhe Xhevat Mustafa arrita të siguroj shënime përmes tyre e ata përmes familjarëve të dy mësueseve: Liri Ekmekçiu, që nga Elbasani e shkolluar në Tiranë, që në vitin 1941 emërohet mësuese në Gostivar dhe Nevzate Çiçko Shporta nga Korça që në vitin 1942 me dekretin e Ministrisë së Arsimit  në Tiranë, emërohet mësuese në Prizren, ku edhe përkundër peripetive të rënda që pati dhe dëbimit nga puna nga UDB-a serbe gjeti fuqi për të qëndruar dhe edukuar brezat e ri në Kosovë.

Po pati dikush të dhëna më të hollësishme edhe për mësuese tjera, që nga Shqipëria kanë punuar në trojet tjera shqiptare, jashtë Shqipëri , na shkruani!