(Libri, “A vriten Engjëjt” mu dhurua nga miku Rexhep Rifati, dhe është i autores Hanëmshahe Ilazi)
Nga Ornela Radovicka
Thuhet që nga parajsa Zoti la mbi tokë; Fëmijët dhe Lulet. Ndoshta edhe vet ishte i bindur se fëmijët janë Engjëjt.
Pyetja është; A vriten Engjëjt?
Të dridhen gishtat kur shfleton faqet e këtij libri. Të jep përshtypjen sikur je në një varrezë gjigande, ku lexon vetëm epitafe të shoqëruar me fytyra engjëllore njerëzore; njomëcakë, të vegjël, fëmijë dhe djaloshar.
Janë engjëj të vrarë, të shpërndarë në këto faqe. Janë të heshtur, statik, të pa përlyer nga ajo djallëzia homofobe humane, ku i vetmi “ Faji” i tyre ishte; se kishin lindur nga prindër të një popllisi autoktone, të quajtur shqiptar.
Qëndrojnë mes atyre faqeve, dhe të duken bashkudhëtar të tu ndërsa shfleton. Janë atje në çdo faqe, duke të indinjuar, se se nuk fshijnë dot nga kujtesa, predhat që kërkonin të fshinin varret e stërgjyshërve të tyre nga faqja e dheut. Etrit e tyre ishin aty me mijëra shekuj.
Janë atje me një buzëqeshje, një balsam i përzier midis “forcës, dhe pafajësisë”.
Janë atje, në kërkim të shokëve e tyre, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur, shkak i atyre akteve sa barbare aq edhe viljke të ushtarëve serb.
Janë atje të gjithë bashkë të përmbledhur në aksiomën më të dhimbshme anjostike: Përse na vranë?
Ata, janë atje, me atë vështrimin sfidues, duke sfiduar ata që urryen prindërit e tyre, gjyshërit e tyre, vetëm e vetëm sepse mbartnin identitetin “shqiptar”.
Shohim Rina (Haxhiavdiu). Vogëlushja ka vetëm tre vjeçare, duket sikur vrapon në një oaz plot lule e të thotë: Kam emrin e rapsodive më të vjetra të këtyre trojeve, sepse gjyshërit e mi ishin autokton. Më vranë sepse serbët nuk duan të pranojnë këtë gjë.
I vogli Bala( Agon Bala), katër vjeç akoma ska mbushur, kërkon gjyshin të këndoj “Këngën e sparpsme e Balës”. I pëlqen Nik Peta. Bala i vogël as shkronjat nuk arriti ti mësonte.
Në rresht është Doruntina (Haxhiavdiu), ëndërron që kur të rritet, një kostum arbëresh do vesh, dhe së bashkë me ta në rrugët e Arbërisë do të këndonte Besën e Kostandinit. Një dorë mizore ,ushtar serb, qëlloi dhe ëndërrat e asaj iu prenë.
Me ata sy të bukur është Marigona Vejsa. E ngrohtë, mbi atë mermerë të ftohtë, me vështrimin e saj sikur thotë: E dini kush e qëndisi flamurin e lirisë? Marigoja! Dhe na lë atë shije përqafimi të që vetëm ata krahë harabelash dinë të lënë.
Unë jam Nora(Bugujevci)- duket sikur thotë vogëlushja tjetër, që sapo shfletoj faqen. Ka sytë akoma të lagura me lot, dhe me zërin e mekur duket sikur të pëshpërit – Mami më kishte premtuar se një ditë do të shkonim në Tamarë tek vendlindja e Nora e Kelmendit – por agimi e ditës tjetër nuk erdhi kurrë.
Hedh vështrimin në faqen tjetër, të librit. Është një vajzë 13 vjeçe, Yllka Domi, që të shoqëron me “profetësinë” e vargjeve të saj:
“Unë dua të këndoj\ dikush më pengon.
Unë dua të jetoj dikush s’më lejon”.
Përballë saj, një djalosh i këndshëm, duket sikur sodit bukurinë e Yllkës. Është mosha kur lindin dashuritë e para. Është puro ajo ndjenjë. Djaloshi quhet Besart Boletini, edhe ai 13 vjeç. Sytë e tij duke sikur i thonë: Jam krenar se stërnipat e Isa Boletinit sollën lirinë!
Lexoj, një emër Arton Nezir Qorraj lindur në Carrabreg të Ulët, shqiptar, nxënës, dhe më bënë përshtypje që aq i ri pjesëtar i UÇK-së.
Ishin të rinj, dhe si kushdo i ri në mesin e Europës, ëndërron karrierën në ndonjë vend europian, vishesh me “alta moda”, dëshiron të kish makina me kuaj fuqi të lart, apo një standard jetese europiane. Këta të rinj lanë çdo gjë, edhe moshën lanë, të cilën e këputën në lulen e rinisë.
Mendoj se lufta është plaga më e tmerrshme që mund t’i bjerë për pjesë një populli, një kombi, siç i ra popullit shqiptar. Kushdo që e përkufizon luftën si akt „të nevojshme“ është një kriminel, por kushdo që nis “luftën” për tu mbrojtur, është akti më sublim që bënë për mëmëdheun!
Vazhdoj të Udhëtoj me imagjinatën time, midis të vërtetës dhe imagjinatës, në momentet më të errëta të tyre, ku shpirtëra si xixëllonja bien në terrin e natës. Herë- herë ato shpirtra shkëputen në ditë me diell si flokë bore, të lehta, të pastra, të pafajshme, dhe shkrihen, ndërsa predhat qëlluan në murin ku lozin.
Ata janë brënda atyre fletëve, me lodrat e tyre që si pikatore rrjedhin gjak, e fytyrat e tyre, mijëra petale ngjyrash, si një valë ylber gjigand të mbërthejnë si dy flatra, e shpirtin të lagin..
Në këtë rrugëtim kupton se dikush ikën i përhumbur në ëndërr.
Dikush tjetër i ndjerë i sigurt në gjirin e nënës, krahët e së cilës kërkon, por kur i gjen, ato janë të ftohtë si albastër.
Qanë, kërkon ndihmë, por është bebe, i lënë i vetëm i harruar mes gjakut, dhe predhave, përreth mbretëron vdekja mizore që si një drapër e mbështjellë.
Dikush tjetër, është i sigurt, se duke qenë në familje pranë nënës, babës, askush nuk arrinë të bëjë keq, por nuk është kështu. Plumbi depërton në objektivin e tij në mes vatrës, dhe jetë dardanësh merr.
Dikush tjetër ikin në grup mes lot e dhimbje, me frymën e tyre të fundit, hiroglife të forcës së ëndrrës dhe shpresës skalitur në damarë: Dardania\ Kosova i përket kosovarvë. Ikën të gjithë bashku, siç ishte familja Jashari, 56 frymë. Ikën si një shtjellë dallëndyshe drejt qiellit, diellit me shpresën se Pranvera do të vinte me gjëmimin e saj në përjetësi: Bac U kry!
Në ato faqe është Dardani(Balaj), Albani(Xhaferr Kastrati), Atdhe(Demë Abdullahj), Shpendi, Shpëtimi(Bugujevci), Dafina Berisha.. Janë atje me emrat e tyre autokton më të lashtë në Europë.
Krijojnë një qytet gjigand, mbartin emrat e fiseve të tyre “ Jasharët”, “Hotët”, “ Krasniqi”, “Moria”, “ Kelmendi” një epokë, një histori, edhe pse tashmë engjëj në faqet e këtij libri.
Këta fëmijëve të metamorfozuar në “një list” ku emrat e tyre nuk ishin thjesht shprehje,por jargavan shpirtrash ku përmbanin, lotët e nënave, gjëmën e burrave, heshtjen e natyrës, të ardhmen e Kosovës, gjakun e shqiptarit.
Tentuan të shuanin filizat Dardane, shqiptare. Shumë fëmijë i vranë, por nuk shuajtën farën. Ajo farë është origjinale që në atë tokë e nuk mbin hibrid. Dardani i ngjan feniksit, kur vdes ringjallet, siç ndodhi me familjen Muqollëve. Nëntë prej atyre fëmijë përtëriten emrat e atyre që ikën.
Faqet e këtij libri janë kronika që plotësojnë kuadrin e masakrave të llahtarshme të, Drenicës, Poklekut, Rezallës, Reçakut, Bellanicës,Suharekës, Lubeniqit,Vushtrri, Izbica,Celinës, Krushka e madhe, Cupevës së Klinës Qyshkut, Likoshanit,Obrisë, Prekazit 56 familja Jashari, Dubravës, Mejës\Gjakove, Përroi i Rakocit në Kaçanik, Sllovisë\Lipjan, Llashticës\Gjilan etje.
Shënim: Libri është, një hulumtim i periudhave 1981\1991 si dhe 1998-1999. Autorja që në fillim me disa nota të përgjithshme na përcjellë në një evolucion në kontektin historik që nga kronistët bizantin ku regjistrohen akte të Sllaveve që kryenin poshtërsi të tmerrshme me Ilirinë duke vrarë e robëruar. Akte që nuk u mjaftuan vetëm në mesjetë por që vazhduan deri në 1999. Vetëm në 1912 -1913 në Vilajetin e Kosovës u egzekutuan dhe masakruan 25 mijë shqiptar.
Nga gazetën “Zëri”- 2009 autorja na përcjellë një mendim të Edith Durhami: “Të përshkruash me hollësi vuajtjet e shumta, do të nevojiteshin vëllime të shumta për këto tmerre të llahtarshme”.
Autorja sjellë hulumtime nga periudha 1981\1991 e flet me fakte, data, ngjarje e periudha historike. Jep një panoramë empirike të atij konteksti historik; momente të tensionuara, kallzime, burgime, të plagosur e midis të tjerash edhe 98 te vrare.
Kapituj që u ngjajnë tipologjive të një zyrë anagrafe. Emra fëmijësh të vrarë të çdo komune gjatë vitit 1998-1999. Është një punë shumë e madhe e bërë nga autorja, një punë që ndihmon institucionet në hedhjen dritë të disa situatave por dhe sistemimin e kësaj historie kaq të hidhur të popullit kosovar shqiptar.
Autorja nuk ndalet me kaq por, lexojmë në këto faqje një sërë dëshmi, nga shtypi për vrasjet e fëmijëve në Kosovë. Planet e shfarosjes bëheshin jo vetëm për të rritur por edhe për të miturit. Sjellim citatin e gazetarit të mirënjohur serb Mioslav Filipoviq në gazetat; franceze “Le Monde” dhe angleze “Liberation,” ….Do mjaftonte shifra prej 800 foshnje shqiptare nën pesë vjeç të therur si berrat, një pjesë në sytë e prindërve” kjo deklaratë e gazetarit serb i kushtoj heqje lirie, duke u dënuar me burg për një farë kohe.
Faqet e tjera vazhdojnë me një mori informacionesh nga “ Bota Sot”, “Zëri”, “Rilindja”, “ Koha Ditore”,
Kuadri plotësohet edhe me pjesë nga shkrimet për krimet dhe përdhunimet serbe në Kosovë, si dhe është i shoqëruar nga dy recensione.
Hanëmshahe Ilazi është e profilit të Mësuesisë, por në të njëjtën kohë edhe dhe një aktiviste e madhe e gruas. Libri na dhurua nga mik Rexhep Rifati në takimin me krijuesit në mërgatë. Falenderojmë autoren për këtë punë kaq të madhe, por në të njëjtën kohë na bënë të reflektojmë mbi dritë hijet dhe paqartësitë mbi gjenocidin ndaj popullit kosovar.
Ju faleminderit!
Ornela Radovicka
Qëndra albanologjike dhe kultura arbëreshe
Pranë biblioteka Internacionale A.Bellusci \ Frascineto\ Calabri




















