A po vjenë koha e ndëshkimit të krimeve serbe në Kosovë?

Në Kosovë këtë vit po shënohet 20 vjetori i masakrave masakrave macabre që u bënë ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare, nga forcat kriminale serbe. Edhe këtë vit, edhepse 20 vjetë që nga paslufta, akoma askush nuk është dënuar për krimet e bëra, askush nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e bërë në Kosovë dhe askush nuk po merr përgjegjësinë që të shpaguajë vuajtjet dhe dëmin e bërë ndaj kosovarëve.

Qeveria e Kosovës qysh tani ka nisur iniciativën për hartimin e një draft-rezolute për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb.

Megjithatë, ajo edhepse ka nisur punimet e saj, është e vonuar, sepse deri më tani është dashur të shkojë edhe më larg se sa kaq, si psh në Gjykatë Speciale, sepse vrasjet, masakrat, përdhunimet dhe të pagjeturit, asnnjëherë nuk kanë marrë vëmendjen dhe trajtimin e duhur nga ana e Qeverisë së Kosovës. Por, edhepse është e vonuar, sepse po vjenë si rezolutë tek 20 vjetë pas lufte, prapë se prapë, më mirë vonë se kurrë. Sepse krimi asnjëherë nuk është i vonuar dhe ai meriton të ndëshkohet në cdo kohë.

Madje është kërkuar që pas draft-rezolutës të punohet në ngritjenn e ligjeve konnkrete dhe ato të përcillen edhe në instannca ndërkombëtare të Evropës. Pos kësaj, është konsideruar e nevojshme edhe krijimi i një Gjykata Kundër Krimeve Serbe, shumë më e nevojshme se sa Gjykata Speciale që po pritet ti ndëshkojë gjoja se krimet e pretenduara nga UCK-ja.