A po e zëvendësojnë robotët punën e njeriut?!

Në hapjen e Panairit Industrial në Hanover të Gjermanisë, u tha që ndikimi I përdorimit të inteligjencës artificale, po rritet cdo herë e më shumë, ku rreth 12% e kompanive industrial janë duke përdorur inteligjencën artificial, në produktet e tyre të shpikura. Sipas një studimi që u soll në panair, u tha se gjysma e kompanive po punojnë me pretendimin se makineritë që mësojnë të sjellin ndryshime drastike në praktikat aktuale të biznesit, me 47% që e shohin se do të ndikojnë në rritjen e prodhimit. Ndërsa, rreth 25% e makinerive në Gjermani janë të lidhura me internetin, kurse 10% e kompanive kanë më shumë se gjysmën e makinerive të lidhura në rrjet.

Kjo I bie që në një periudhë kohore jo edhe shumë të gjatë, pritet që tregun e punës ta vërshojnë robotet, ku përmes përdorimit të të cilëve mendohet të bëhet zëvendësimi i punëtorëve.