A mund të vaksinohemi me dy lloje të vaksinave?

Sipas të dhënave zyrtare nga këshillat shkencore, marrja e dy vaksinave nga dy lloje të ndryshme, veçmas kur doza e parë ishte nga AstraZeneka, nuk paraqet asnjë problem.

Komiteti shkencor që këshillon Qeverinë e Kanadasë për vaksinim i dha dritën jeshile të martën më 1 qershor, mundësisë së ndryshimit të vaksinës anti-Covid midis dozës së parë dhe të dytë.

Njerëzit që kanë marrë një dozë të parë të AstraZeneca mund të marrin ose një dozë të dytë të të njëjtit lloj ose një dozë të një vaksine të dërguarit ARN (Pfizer-BioNTech ose Moderna), njoftoi Komiteti Kombëtar Këshillimor për Imunizimin (CCNI) në një njoftim për shtyp.

Ky njoftim, duhet t’i gëzoj të vaksinuarit me dozën e parë nga AstraZeneca në Kosovë dhe të sigurohen se nuk duhet pasur asnjë shqetësim nëse marrin dozën e dytë nga Pfizer-BioNTech apo Moderna.

Nga Mirishahe Limani HIler, Gjenevë

 Vaksinat e COVID-19 kalojnë shumë testime për sigurinë dhe efektivitetin e tyre dhe më pas monitorohen nga afër.

Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Merr informacione për vaksinën