17-të Shkurti dymijë e tetë!

17-të Shkurti dymijë e tetë!

Nga Sami Arifi

Shkurt u shpallë vullneti i shqiptarit,
nxori n’dritë emrin e t’parit!
Jo me madhështinë që atëherë kishte,
me simbolikë që ende ishte!

N’fortuna n’mraz e ngri,
me mijëra vite pa u ndi!
Spërtheu zëri nga mure t’betonit,
u dëgjuar zëri i Liridonit!

M’kot tjerët na lanë me gjakë,
Dardanusi gjurmë ka prapë!
Nga errësira doli n’dritë,
solli n’troje Republikë!

Pas mijëra viteve gjendet n’Shkup,
Dardanusi kurrë s’u humbë!
Nga këto troje mos me ikë,
solli n’shkurt ai Republikë!

Mundësitë krijohen për t’ndriçuar apet,
nga 17-të Shkurti dymijë e tetë!