Nënë e mjerë pretë n’derë!

Nënë e mjerë pretë n’derë!
(N’varr jo s’merret pasuria!)

Shkruan: Sami ARIFI

Nënë e vuajtur dhe e mjerë,
mbetet duke pritur n’derë!
Fëmijët e vetë duke i andërruar,
e lanë n’vetëmi për t’jetuar!

Lotë i rrjedhin zemra i pëlcet,
e vetmuar pa fëmijë t’vetë!
Botën n’sy morën për t’fituar,
Nënën-loke e lanë t’harruar!

I pat rritur me vështirësi,
me skamje mundime si është më zi!
Për t’u shtuar me gjallëri,
për t’parë ditë t’bardhë n’shtëpi!

Çka t’vyen pasuria kur Nënën e lenë t’harruar,
prindërit që t’rritën i le t’vetmuar!
Edhe vetë mbetesh mbi dhe,
kur mëshirë për prindërit fare nuk ke!

Nëna për fëmijën është madhështia!
n’varr jo s’merret pasuria!…