Etja që s’shuhet kurrë…
Mes etjes së tokës dhe shpirtit njeri,
një heshtje e thellë flet pa zë.
Njeriu kërkon të mbajë për vete botën,
toka pret ta kthejë në dhe.
Njëri s’ngopet me ëndrra e pushtet,
tjetra s’ngopet me trup e jetë…
E mes tyre, koha buzëqesh lehtë—
se etja është e përjetshme vetë. (xhh)


















