Vëllezërit Xhakaj, emër fati dhe trimërie edhe për FC Kosova München

E diela e 2 Qershorit 2019 në qytetin e Munihut në Gjermani ishte ditë futbolli dhe triumfi. Ishte kënaqësi kur shihje se si në këtë stinë vere dhe fusha të gjelbëruara, ambienti vlonte nga të gjitha moshat. – Ndërsa që disa bashkatdhetarë kishin filluar herët e me hare me përgatitjet e drekës në kopshtin e shtëpizës së FC Kosova, të ndërtuar nga vetë shqiptarët .

Teksti e fotot: Hava Kurti Krasniqi

Kjo shtëpizë e vogël na priti me bujari të madhe. Çdo kënd i saj ishte mbushur me krenari. Me flamuj plisa, trofe e medalje që shkëlqenin muret e ndërtuara me djersën e prindërve mërgimtarë. Një odë sa sportive po aq atdhetare. Një vendtakim i lojtarëve të FC München që kanë zënë vendin e parë Munih me disiplinën dhe përkushtim. Loja e parë filloi me moshat e vogla FC München dhe ekipit së Kroacisë. Duke e shikuar lojën në fushë, dëgjova se lojtarët thërrisnin emrin Xhaka,Xhaka,.. E pyeta miken time zvicerane: -a ka ndonjë lojtar që quhet Xhaka në FC München? -Edhe unë këtë po mendoja, na doli edhe një Xhaka, mu përgjigj ajo e habitur si unë duke kërkuar me sy një Xhaka të ri në lojë.

Pyeta kryetarin e nënkryetarin e ekipit,-jo than, nuk kemi Xhaka në ekip, por lojtarët thërrasin Xhaka, Xhaka për të frikësuar kundërshtarët, kështu thërrasin shpesh kur janë në lojë. Sa e mrekullueshme është dashuria vëllazërorë, pikërisht kjo dashuri i ka ngritur kombet e mëdha prore. Ekipi i dytë : Fc. Kosova M.-Posavine Kroatis 7:2, Ekipa e parë : Fc.Kosova M.-Tsv Gräfelfing 6:2 Të parin që takuam te fusha ishte udhëheqësi sportiv Agron Muharremi, i cili edhe kujdeset për faqen e facebook të Klubit Kosova München si dhe për reklamat. Ai na foli edhe për aktivitetet humanitare të këtij klubi.

Po ashtu Ilir Sinani menaxher i klubit na foli për festën e ardhshme kulturore e sportive që bashkon të gjithë sportistët si edhe shoqatat e projektet kulturore në manifestimin madhor: ditët shqiptare në Bevari e që mbahen me 29 e 30 qershor duke filluar me turnirin në futboll të vogël. Trajnerin Bajram Kaçkinin nuk e pamë, as trajnerin e ekipës së dytë Driton Abdullahun ” Babi im ėshtë trajneri, ja është atje te porta” na tha një djalosh që po vraponte me ca të tjerë për tu dërguar ujë lojtarëve në fushë, Janë disa ekipe në FC München Kosova me lojtarë nga të gjitha trojet tona. Me shumë entuziazëm po e shikonte lojën edhe lojtari Erblin Hallinaj portieri i ekipit të parë të FC Kosova Ai ka mbrojtur për ekipin Vëllazërimi të Shkodrës si dhe për Flamurtarin e Prishtinës. Në kryesi janë edhe: Petrush Dushi kapiten i ekipit si dhe Lulzim Maliqi, nënkryetar Arben Kelmendi dhe Agron Muharremi janë dy themeluesit e parë të ekipit, po u tregonte një nga lojtarët të pranishmëve gjatë kohës së drekës. Në fushë shihej edhe prezenca e grave.

Një ndër aktivistet e njohura Ferdane Alidemi Bajrami u shpreh shumë e kënaqur me aktivitetet kulturore të shqiptarëve në Munih. Kurse, Arben Kelmendi na përcolli si e donë tradita deri te dyert e daljes nga fusha, duke na treguar se Munihu ka shumë shoqata, shumë ide dhe shumë donatorë dhe shumë vullnet. Njëherësh na përkujtoi se po e luftojnë edhe asimilimin, duke vënë në fokus vlerat tona shoqërore me shumë dinjitet.

“Mirupafshim dhe ejani në ditët e Bavarisë!”, na tha ai duke vrapuar drejt lojtarëve profesionistë.